Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e varësive

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e varësive
Sot (23.09.2026), në Veles, nëpunës policorë të SP për SKRR Veles zhvilluan aktivitetin parandalues „Përdor rripin e sigurimit“, me qëllim që qytetarëve t’u rikujtohet detyrimi për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurimit në automjete, si dhe respektimi konsekuent i të gjitha rregullave dhe rregulloreve të trafikut. Me këtë rast, u theksua se përdorimi i rripit të sigurimit është detyrim ligjor si për shoferët, ashtu edhe për pasagjerët, me qëllim rritjen e sigurisë personale. Nëpunës policorë të NJPB Kavadar zhvilluan aktivitetin parandalues „Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“, me qëllim që drejtuesve t’u bëhet e qartë rreziku i përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjeteve.
Ndërkohë, në Negotinë u zhvillua aktiviteti parandalues me temë „Kalo në vendkalimin për këmbësorë“, me qëllim rritjen e sigurisë së këmbësorëve, të cilët, si kategoria më e cenueshme e pjesëmarrësve në trafik, kanë detyrimin të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, ta kalojnë rrugën gjithmonë në vendkalim të shënuar për këmbësorë dhe të mos përdorin kufje apo telefona celularë. Në Koçan, theksi u vendos te parkimi i duhur, me qëllim që të mos rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë në trafik, veçanërisht këmbësorët. Në SHFK „Dame Gruev“ në fshatin Erxheli dhe në kopshtin e fëmijëve „7 Shtatori“ në Berovë, si dhe në Komunën e Krivogashtanit, nëpunës policorë të SPB Shtip dhe SPB Manastir u shpjeguan fëmijëve se si të lëvizin në mënyrë të sigurt në trafik, përkatësisht si të arrijnë në mënyrë të sigurt nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas. Dje (22.09.2026), ndërkaq, pak para fillimit të vjeljes së mollëve në Resnjë, nëpunësit policorë të SPB Manastir dhe NJPB Resnjë zhvilluan në Resnjë një takim me fermerët me temë „Siguria me makineritë bujqësore“. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material edukativ i shtypur.
 
Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë në SHFK „Karposh“ në fshatin Umin Dol organizoi një aktivitet sportiv, i cili përveç shoqërimit mes fëmijëve, u shfrytëzua edhe për edukim, përkatësisht për informimin e të rinjve lidhur me pasojat e dëmshme të varësive, siç janë narkotikët.

Accessibility Menu