Më 30.10.2026, nëpunës policorë nga Njësia për Parandalim pranë SPB Veles, së bashku me nëpunës policorë nga Stacioni Policor Çashkë, në territorin e Komunës së Çashkës dhe fshatrat përreth : Lisiçe, Vranovc i Epërm, Drenovë, Jabollçishtë e Epërme dhe e Poshtme, realizuan aktivitet parandalues për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme.
Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, u vu në dukje rëndësia e ruajtjes së fondit pyjor, respektimit të dispozitave ligjore dhe raportimit të prerjeve të paligjshme dhe veprimeve të tjera të papërgjegjshme.
Theks i veçantë iu kushtua sanksioneve ligjore për prerjet e paligjshme dhe shkaktimin e zjarreve, si dhe nevojës për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet kompetente, me qëllim reagimin në kohë dhe të koordinuar.

Qëllimi i aktivitetit është ngritja e vetëdijes publike dhe nxitja e qëndrimit të përgjegjshëm ndaj natyrës dhe kujdesit të përbashkët për mbrojtjen e pyjeve.