Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë më të madhe të nxënësve dhe qytetarëve

Aktivitete parandaluese për sigurinë më të madhe të nxënësve dhe qytetarëve
 
Më 30.10.2026, në SHMK „Goce Dellçev“ në Vallandovë, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Vallandovë mbajtën një ligjëratë edukative me temën „Dhuna mes bashkëmoshatarëve“, për nxënësit nga viti i parë deri në vitin e katërt.

Përmes një prezantimi, nxënësit u njohën me format e ndryshme të dhunës mes bashkëmoshatarëve, rëndësinë e raportimit me kohë të rasteve të tilla, si dhe përgjegjësinë personale në krijimin e një mjedisi të sigurt shkollor.

Më 31.10.2026, nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Shtip, në bashkëpunim me nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Shtip, në disa lokacione në zonën qendrore të qytetit realizuan aktivitete parandaluese me temat „Nëse pi, mos vozit“ dhe „Mbrohu nga vjedhjet e xhepave“. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe shoferët, u dhanë këshilla për pjesëmarrje të përgjegjshme në trafik, shmangien e konsumimit të alkoolit para drejtimit të automjetit, si dhe mbrojtjen e sendeve personale dhe me vlerë. Qytetarëve iu shpërndanë edhe fletushka edukative me këshilla të dobishme.

Me aktivitetet e këtilla, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon angazhimin e saj në fushën e parandalimit dhe ngritjes së vetëdijes për përgjegjësinë personale, sigurinë dhe respektimin e ligjeve.

Accessibility Menu