Sot (16.09.2026) në Veles, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese në kuadër të fushatës „Qyteti i sigurt“, me qëllim informimin e pjesëmarrësve në komunikacion për mënyrën e funksionimit të sistemit dhe rolin e tij në zbulimin dhe sanksionimin në kohë të kundërvajtjeve në komunikacion. Përveç kësaj, shoferëve në Tetovë, Veles, Kavadar dhe Negotinë iu bë me dije detyrimi për përshtatjen e shpejtësisë sipas sinjalizimit në komunikacion dhe kushteve të rrugës, ndërsa këmbësorëve iu bë me dije detyrimi që rrugën ta kalojnë në vendkalim të shënuar për këmbësorë dhe të mos përdorin telefon celular dhe kufje gjatë kalimit të vendkalimit për këmbësorë. Nëpunës policorë nga SPB Manastir, në shkollën fillore „Dame Gruev“ në Manastir, mbajtën ligjëratë edukative „T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion“.
Në Shtip, Koçan dhe Dellçevë, nëpunës policorë nga SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese „Mos përdor telefon celular gjatë drejtimit të automjetit“ dhe „Drejto sigurt me automjet të rregullt teknikisht “, ndërsa qytetarët u informuan edhe për pasojat që mund të shkaktohen nëse drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit.
Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, në Kumanovë, realizoi aktivitet parandalues për transport të sigurt publik të udhëtarëve dhe nxënësve, i drejtuar ndaj personave juridikë që kryejnë transport publik me autobus të udhëtarëve, përkatësisht për domosdoshmërinë që transporti të kryhet me automjete të rregullta teknikisht.
Nëpunës policorë nga SPB Veles, NJPB Negotinë, PS Probishtip dhe Stacioni Policor – Njësia në Çashkë sot realizuan gjithashtu aktivitete parandaluese për mbrojtje nga mashtrimet dhe forma të ndryshme të vjedhjeve, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë komunikimit me persona të panjohur, të mos i ndajnë të dhënat e tyre personale dhe të kujdesen për sendet e tyre personale. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material edukativ i shtypur.
Nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Kodra e Diellit, në fshatin Veshallë dhe fshatin Shipkovicë u realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtje nga zjarret, duke u bërë me dije qytetarëve nevoja për bashkëpunim me institucionet dhe raportim në kohë të çdo shfaqjeje të sjelljes së papërgjegjshme, hedhjes dhe djegies së mbeturinave dhe ndezjes së zjarreve, veçanërisht në hapësira të hapura dhe në afërsi të brezave pyjorë, me qëllim reagimin në kohë dhe të shpejtë të të gjitha institucioneve.
Nëpunës policorë nga Stacioni Policor Berovë, në bashkëpunim me prindërit e të miturve, në Berovë realizuan aktivitet parandalues dedikuar të miturve, përkatësishtparandalimin e dukurive të delikuencës së të miturve, keqpërdorimit të alkoolit dhe substancave psikoaktive dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike.