Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, zjarreve, delikteve pronësore dhe varësive

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, zjarreve, delikteve pronësore dhe varësive
Nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë, Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Shtip dhe Stacioni Policor Vinicë, sot (17.09.2026), në SHFK „Liria“ në Tetovë, SHFK „Tosho Arsov“ në Shtip dhe SHFK „Goce Dellçev“ në Vinicë, realizuan ligjërata edukative për nxënësit e klasës së parë, gjatë të cilave nëpunës policorë të trajnuar profesionalisht u shpjeguan fëmijëve se si të lëvizin në komunikacion, përkatësisht si të arrijnë në mënyrë të sigurt nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas. Nëpunës policorë të SP për SKRR Veles morën pjesë në një punëtori me rastin e „Javës Evropiane të Mobilitetit“, e cila shënohet nga 16 deri më 22 shtator, me ç’rast nxënësve të vitit të katërt të shkollave të mesme në Veles iu dhanë këshilla për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, rritjen e nivelit të kulturës së komunikacionit, si dhe përdorimin më të shpeshtë të mjeteve alternative të transportit. Gjithashtu, në Veles, por edhe në territorin e Çashkës, qytetarëve iu theksua rëndësia e mirëmbajtjes së rregullt të rregullsisë teknike të automjeteve, si një parakusht i rëndësishëm për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, si dhe detyrimi për përdorimin e rripit të sigurisë, i cili vlen si për drejtuesit, ashtu edhe për bashkudhëtarët në automjete. Në Sveti Nikollë dhe Koçan, aktivitetet parandaluese u drejtuan ndaj sigurisë së këmbësorëve. Nëpunës policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup, në territorin e Gjorçe Petrovit, realizuan aktivitete parandaluese të orientuara ndaj drejtuesve të motoçikletave, trotinetëve elektrikë dhe biçikletave, me ç’rast drejtuesit u rikujtuan për rregullat dhe detyrimet për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në komunikacion, veçanërisht për detyrimin për mbajtjen e helmetës mbrojtëse.
Në Veles, Kavadar dhe Demir Kapi u realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtje nga vjedhjet dhe llojet e ndryshme të delikteve pronësore, ndërsa në Prilep, fsh. Suvidoll, fsh. Samokov dhe fsh. Belicë, Makedonski Brod, nëpunës policorë të NJPB Prilep dhe NJPB Makedonski Brod realizuan aktivitete parandaluese me qëllim të mbrojtjes së pyjeve nga prerja e paligjshme dhe zjarret. Qytetarëve iu bë me dije se prerja e paligjshme e drurëve dhe shkaktimi i zjarreve janë vepra penale, të cilat sanksionohen në përputhje me ligjin, ndërsa atyre iu shpërnda edhe material edukativ i shtypur, i përgatitur në bashkëpunim me NP „Pyjet Kombëtare“.
Dje (16.09.2026), në shkollat fillore në fshatrat e Strugës, Oktis dhe Podgorcë, u realizua fushata parandaluese „Thuaj jo drogës, alkoolit dhe cigareve, thuaj po jetës“. Nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Ohër, NJPB Strugë dhe SP Veleshtë i informuan nxënësit për pasojat e dëmshme ndaj shëndetit të të rinjve si rezultat i këtyre dukurive devijante,

Accessibility Menu