Më 07 dhe 08.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Verifikime Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare – Qafë Thanë dhe Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Frangovë, në kuadër të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim – Ohër, në koordinim me Inspektorin e Pavarur për Parandalim, realizuan aktivitete parandaluese nën moton „Vozisim sigurt“.
Aktivitetet u zhvilluan në Pikën Kufitare Qafë Thanë dhe në aksin rrugor nga Struga deri te pika kufitare, shoferëve dhe udhëtarëve iu shpërndanë fletushka edukative-informative, të siguruara nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, atyre iu dhanë këshilla për rreziqet nga drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, rreziqet që vijnë nga lodhja dhe përgatitja e pamjaftueshme psikofizike, si dhe rëndësia e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit.
Gjithashtu, më 08.11.2026, në kuadër të planit aksional „Komunikacion i Sigurt“, zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë, së bashku me zyrtarë policorë nga stacionet policore për sigurinë e komunikacionit rrugor në Tetovë dhe Gostivar, realizuan aktivitet parandalues në afërsi të pikëpagesave në Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të fushatës „Një 'klik' mund të bëjë ndryshim të madh në rast aksidenti“, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së drejtuesve të automjeteve për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë. Drejtuesve të automjeteve iu shpërndanë fletushka edukative me mesazhe kryesore, të përgatitura në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë.
Me këto aktivitete, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon angazhimin e saj të vazhdueshëm parandalues, me qëllim të ngritjes së kulturës në komunikacion dhe nxitjes së sjelljes së përgjegjshme te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve.