Më 06.11.2026, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë realizuan ligjërata edukative në shkollën fillore „Goce Dellçev“ dhe në shkollën e mesme komunale „Car Samoil“ në Resnjë, me temat „Dhuna ndërmjet moshatarëve – bullizmi“ dhe „Parandalimi dhe mbrojtja nga varësitë“. Qëllimi i ligjëratave ishte ngritja e vetëdijes te nxënësit për njohjen dhe parandalimin e dhunës ndërmjet moshatarëve, si dhe për rreziqet nga përdorimi i substancave që shkaktojnë varësi.
Gjithashtu, SPB Manastir realizoi një punëtori edukative në shkollën fillore „Shën Kirili dhe Metodi“ në fshatin Logovardi, Komuna e Novacit, me temën „T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion“, me qëllim të rritjes së njohurive dhe vetëdijes së më të vegjëlve për pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion.
Në kuadër të aktiviteteve të nëpunësve policorë, në përputhje me Programin e Punës, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri realizoi me sukses edhe marshin vjeshtor në Kanionin e Matkës. Në të morën pjesë nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri dhe nëpunës policorë të uniformuar nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Bllacë.
Marshi ishte një mundësi për rekreacion, nxitjen e shprehive të shëndetshme të jetesës, forcimin e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe avancimin e frymës ekipore dhe kolegjialitetit ndërmjet të punësuarve.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me realizimin e aktiviteteve edukative dhe parandaluese, si dhe të aktiviteteve për avancimin e bashkëpunimit dhe frymës së bashkësisë ndërmjet nëpunësve policorë.