Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga mashtrimet, drejtimin e automjetit pa alkool, varësitë, evakuimin në rast të tërmetit dhe zjarrit, si dhe mbrojtjen e fëmijëve në komunikacion

Aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga mashtrimet, drejtimin e automjetit pa alkool, varësitë, evakuimin në rast të tërmetit dhe zjarrit, si dhe mbrojtjen e fëmijëve në komunikacion
Më 06.11.2026, në zonën qendrore të qytetit të Berovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Berovës realizuan një fushatë edukative me moton „Të mbrohemi nga mashtrimet“. Qytetarëve iu dhanë këshilla për vetëmbrojtje nga deliktet pronësore (vjedhje grabitqzre, grabitje, vjedhje të paturpshme, vjedhje xhepash, mashtrime dhe vepra të tjera penale), ku në veçanti iu theksua nevoja për bashkëpunim dhe komunikim në kohë me policinë, para së gjithash përmes raportimit të saktë dhe të shpejtë në numrin pa pagesë 112. Me këtë rast u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.
Më 06.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Koçan zhvilluan aktivitet parandalues me temën „Nëse pi, mos vozit“. Në kuadër të aktivitetit, zyrtarët policorë u shpërndanë drejtuesve të automjeteve fletushka edukative të përgatitura nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, me mesazh për drejtimin e përgjegjshëm të automjeteve. Qëllimi kryesor është ngritja e kulturës së komunikacionit, mospërdorimi i pijeve alkoolike nga pjesëmarrësit në trafik, respektimi i rregullave, dispozitave dhe sinjalizimit të komunikacionit, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Dje (05.11), zyrtarë policorë nga NJPB Demir Hisar, në ambientet e Kryqit të Kuq në Demir Hisar, mbajtën një ligjëratë edukative për vullnetarët lidhur me sëmundjet që shkaktohen nga keqpërdorimi i drogës, alkoolit, cigareve dhe dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve.
Zyrtarë policorë nga NJPB Resnjë, gjithashtu gjatë ditës së djeshme, në zonën qendrore të qytetit të Resnjës, realizuan aktivitet parandalues me qëllim të mbrojtjes më të madhe nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore.
Më 06.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Veles realizuan aktivitet parandalues në trafik me temën „Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, drejtuesve të automjeteve iu tërhoq vëmendja për rrezikun që i shkaktojnë sigurisë së tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, gjatë përdorimit të telefonit celular në kohën kur drejtojnë automjetin.
Zyrtarë policorë nga Njësia Policore Çashkë sot realizuan aktivitet parandalues me temën „Thuaji jo drogës“, në kuadër të të cilit qytetarëve, veçanërisht të rinjve, iu shpjeguan pasojat e dëmshme të sëmundjeve të varësisë, ndërsa u informuan edhe për mënyrat dhe metodat që duhet të përdoren dhe zbatohen për përballjen me këto dukuri.
Zyrtarë policorë nga NJPB Kavadar, dje mbajtën një ligjëratë edukative për nxënësit e SHFK „Tode Haxhi Tefov“ në Kavadar, lidhur me mbrojtjen nga dhuna mes moshatarëve dhe dhuna kibernetike. Nxënësit u njohën me format e ndryshme të sjelljes së dhunshme, mënyrat e manifestimit të këtyre dukurive devijante, si dhe pasojat që mund të shfaqen. Në kuadër të ligjëratës, nxënësit u informuan për mënyrat dhe metodat e parandalimit në kohë dhe përballjes me këtë lloj sjelljeje devijante ndërmjet të rinjve.
Ndërkaq, në rajonin e Negotinës u zhvillua aktivitet parandalues në trafik me temën „Alkooli nuk është miku yt“, në kuadër të të cilit zyrtarët policorë u theksuan drejtuesve të automjeteve nevojën për vetëdije dhe përgjegjësi, duke mos drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli i zvogëlon ndjeshëm aftësitë e drejtimit, i dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material edukativ i shtypur.
Dje (05.11.2026), në Strugë u mbajt një ushtrim demonstrues për evakuim, sipas skenarit të një tërmeti dhe zjarri të ndodhur. Ushtrimi u realizua në bazë të një skenari të përcaktuar dhe të përpunuar paraprakisht për veprim dhe evakuim në rast të fatkeqësive të tilla natyrore. Qëllimi ishte ngritja e nivelit të gatishmërisë dhe koordinimit të shërbimeve për veprim të përshtatshëm, në kohë dhe efikas në rast aksidentesh. Ushtrimi demonstrues u realizua në përputhje me planin për mbrojtje dhe evakuim në raste fatkeqësish dhe planin e punës së kompanisë në rrethana të jashtëzakonshme, organizimin e pikave të grumbullimit për mobilizim, në koordinim dhe me mbështetjen e SPB Ohër – Seksionit për Parandalim, Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Ohër, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendrës për Menaxhim me Kriza, Shtëpisë së Shëndetit në Strugë dhe Kryqit të Kuq Ohër.
Më 06.11.2026, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në rajonin e SP me KP Qendër dhe SP me KP Çair, realizoi dy punëtori edukative dhe një tribunë.
Në SHFK „Panajot Ginovski“, me nxënësit e klasave të dyta dhe të katërta, u realizuan dy punëtori edukative sipas planit „T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion“, me qëllim të njohjes me rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe respektimit të kulturës së komunikacionit tek fëmijët që nga mosha më e hershme.
Gjithashtu, me nxënësit e vitit të parë të SHMQSH „Rade J. Korçagin“ u realizua një tribunë me temën „Stop dhunës mes moshatarëve, dhunës në ngjarjet sportive dhe parandalimit të varësive“.
Përmes komunikimit interaktiv, nxënësit e pranishëm u njohën me format e të gjitha llojeve të dhunës, fizike dhe psikologjike, me atë që nënkupton dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve – bullizmi dhe bullizmi kibernetik, format e sjelljes agresive ndërmjet të rinjve, si dhe format e dukurive antisociale dhe devijante – varësitë, të cilat rrezikojnë seriozisht sigurinë e nxënësve. Theks i veçantë iu kushtua mënyrave të identifikimit, shmangies dhe raportimit të këtyre dukurive, si dhe autorizimeve ligjore të zyrtarëve policorë dhe dispozitave ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të përshtatura sipas moshës së nxënësve.
Nxënësve të pranishëm iu shpërndanë edhe fletushka me mesazhe edukative: „Stop bullizmit, askush nuk meriton të ndihet i pavlerë dhe i pasigurt“.

Accessibility Menu