Më 09.11.2026, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Shtip mbajtën ligjëratë edukative në SHFK „Vanço Përqe“ në Shtip, për nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata, me temë „Dhuna mes bashkëmoshatarëve – Bullizmi dhe Ngacmimi kibernetik“, me ç’rast atyre iu shpjeguan të gjithë elementet e dhunës ndërmjet nxënësve, mënyrat se si ta njohin atë dhe ku ta raportojnë çdo lloj të dhunës.
Më 09.11.2026, në disa lokacione në zonën qendrore të qytetit në Shtip dhe Koçan, nëpunës policorë nga Stacionet Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor Shtip dhe Koçan realizuan aktivitete parandaluese në fushën e komunikacionit, nën moton „Vendose rripin e sigurisë“ dhe „Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“. Gjatë realizimit të aktiviteteve, drejtuesve të automjeteve iu rikujtua detyrimi për vendosjen e rripave të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit, përkatësisht të mos përdorin telefon celular gjatë drejtimit të automjetit. Gjithashtu, atyre iu bënë të ditura edhe sanksionet që rrjedhin nga mosrespektimi i dispozitave ligjore, ndërsa drejtuesve të automjeteve iu shpërndanë edhe materiale edukative të shtypura, të përgatitura me mbështetjen e Këshillit Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.
Më 09.11.2026, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Veles realizuan aktivitet parandalues me temë „Mos përdor telefon celular gjatë drejtimit të automjetit“. Drejtuesve të automjeteve iu bë e ditur për rrezikun që i kanosin vetes, por edhe sigurisë së pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, kur përdorin telefon celular gjatë drejtimit të automjetit.
Nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese në fushën e komunikacionit, në kuadër të fushatës „Qytet i sigurt“, me qëllim informimin dhe edukimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion lidhur me mënyrën e funksionimit të sistemit dhe rolin e tij në zbulimin dhe sanksionimin në kohë të kundërvajtjeve në komunikacion.
Në territorin e Negotinës, ndërkaq, u realizua aktivitet parandalues në fushën e komunikacionit me temë „Alkooli nuk është miku yt“, në kuadër të të cilit nëpunësit policorë theksuan para drejtuesve të automjeteve nevojën për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi, si dhe rëndësinë që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli i zvogëlon ndjeshëm aftësitë e drejtimit të automjetit, i çrregullon aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Nëpunës policorë nga NJPB Kavadar mbajtën ligjëratë edukative për nxënësit e SHFK „Pere Toshev“ lidhur me mbrojtjen nga dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe dhuna kibernetike. Nxënësit u njohën me format e ndryshme të sjelljes së dhunshme, format dhe mënyrat e manifestimit të këtyre dukurive devijante, si dhe me pasojat që mund të shfaqen.
Nëpunës policorë nga Njësia Policore Çashkë, në fshatrat Lisiçe, Gollozinc dhe Vranovc i Epërm, Komuna e Çashkës, realizuan aktivitet parandalues me temë „Mbroje shtëpinë tënde“. Në kuadër të aktivitetit, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët morën këshilla se si të mbrohen nga format e ndryshme të vjedhjeve, si t’i mbrojnë shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes për sendet e tyre personale.
Në territorin e Demir Kapisë, ndërkaq, u realizua aktivitet parandalues për mbrojtjen nga mashtrimet, me ç’rast nëpunësit policorë zhvilluan takime të shkurtra edukative me banorët, gjatë të cilave ata u udhëzuan për mënyrat se si të mbrohen nga llojet e ndryshme të mashtrimeve, të kenë kujdes gjatë komunikimit me persona të panjohur dhe të mos japin të dhënat e tyre personale.
Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material edukativ i shtypur.