Sot (19.10.2026), nëpunës policorë të Stacioni Policor në Çashkë dhe Njësia e Punëve të Brendshme Negotinë, në Çashkë dhe Negotinë, realizuan aktivitete parandaluese me moton „Mbroje shtëpinë tënde“, në kuadër të të cilave i këshilluan qytetarët se si të mbrohen nga format e ndryshme të vjedhjeve, si t’i sigurojnë shtëpitë e tyre dhe si të kujdesen për sendet personale.
Nëpunës policorë të NJPB Kavadar dhe Stacioni Policor Vinicë, në Shkollën Fillore Komunale „Dimkata Angelov Gaberot“ në fshatin Vatashë, në rrethinën e Kavadarit, si dhe në Shkollën Fillore Komunale „Sllavço Stojmenski“ në Vinicë, realizuan ligjërata edukative për mbrojtjen nga dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe dhuna kibernetike. Nxënësit u njohën me format dhe mënyrat e shfaqjes së këtyre dukurive devijuese, si dhe me pasojat që mund të shkaktojnë. Gjithashtu, atyre iu theksuan mënyrat dhe metodat për parandalimin në kohë dhe përballimin e këtij lloji të sjelljes devijuese tek të rinjtë. Në Shkollën Fillore „Dame Gruev“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir realizuan një aktivitet parandalues, me qëllim të ndërgjegjësimit për pasojat e dëmshme të sëmundjeve të varësisë, si dhe për mënyrat dhe metodat që duhet të përdoren dhe zbatohen për trajtimin dhe përballimin e këtyre dukurive devijuese.
Nëpunës policorë të SP për SKRR Veles, Koçan dhe Shtip, zhvilluan aktivitete parandaluese, duke u rikujtuar qytetarëve detyrimin dhe rëndësinë e përdorimit të detyrueshëm të rripit të sigurisë, si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për pasagjerët e tjerë, me qëllim rritjen e sigurisë personale. Gjithashtu, u theksua detyrimi për mirëmbajtjen e rregullt dhe garantimin e gjendjes së rregullt teknike të automjeteve, si një kusht kyç për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
Dje, nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim dhe Sektorit për Kriminalitet Kompjuterik pranë SPB Veles, me rastin e 18 tetorit, Ditës Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz, realizuan një aktivitet parandalues me qëllim që qytetarëve t’u shpjegoheshin format dhe mënyrat se si grupet e organizuara kryejnë këtë lloj krimi. Ata gjithashtu i këshilluan qytetarët se si të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre. Sot, me të njëjtën temë, nëpunës policorë të SPB Shtip realizuan ligjërata edukative në Shkollën Fillore Komunale „Dimitar Vllahov“ në Shtip, Shkollën e Mesme Komunale „Naum Naumovski Borçe“ në Probishtip, si dhe në Shkollën Fillore Komunale „Vanço Përqe“ dhe Shkollën Fillore Komunale „Kliment Ohridski“ në Dellçevë