Më 20.11.2026, në tregun e qytetit të Shtipit, zyrtarë policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB-së Shtip realizuan një fushatë edukative me moton „Të mbrohemi nga vjedhjet e xhepave“. Fushata u realizua përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, të cilëve iu dhanë këshilla për vetëmbrojtje nga deliktet pasurore (vjedhjet grabiqare, grabitjet, vjedhjet e paturpshme, vjedhjet e xhepave dhe vepra të tjera penale). Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim dhe komunikim në kohë me policinë, para së gjithash përmes raportimit të saktë dhe të shpejtë në numrin telefonik pa pagesë 112. Qytetarëve iu shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.
Më 20.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Probishtip realizuan aktivitetet parandaluese „Përgjegjshëm para vendkalimit të këmbësorëve“, dedikuar këmbësorëve, si dhe „Parko me ndërgjegje, parko me përgjegjësi“. Gjatë aktivitetit, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me këmbësorët dhe shoferët u thanë të tregojnë përgjegjësi si pjesëmarrës në trafik. Këmbësorëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative.
Më 20.11.2026, në disa lokacione në zonën qendrore të qytetit të Shtipit, zyrtarë policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Shtip realizuan një fushatë edukative me moton „Bëhu gati për udhëtim të sigurt në dimër“. Fushata u realizua përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët (shoferët), të cilëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative dhe u theksua rëndësia e posedimit dhe mbajtjes së pajisjeve të detyrueshme dimërore në automjete.
Më 20.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Koçan, në SHFK „Nikolla Karev“, në fshatin Trakane të Koçanit, mbajtën një ligjëratë edukative për nxënësit e klasës së parë. Qëllimi ishte njohja e tyre me rregullat dhe dispozitat themelore të trafikut, rëndësinë e disa shenjave të komunikacionit, si dhe mënyrën e duhur të sjelljes si pjesëmarrës në trafik.
Më 20.11.2026, zyrtarë policorë nga NJPB Dellçevë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Lindje dhe Stacioni Policor i Maqedonska Kamenicës realizuan aktivitetin parandalues „Mbrojtja nga mashtrimet telefonike“. Aktiviteti u zhvillua në Shtëpinë e Pensionistëve në Dellçevë dhe kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për njohjen dhe parandalimin e mashtrimeve telefonike.
Qytetarëve iu bë apel të jenë të kujdesshëm ndaj telefonatave nga persona të panjohur, të cilët kërkojnë para duke pretenduar në mënyrë të rreme se një anëtar i familjes së tyre ka pësuar aksident trafiku ose ndodhet në spital. U theksua se nuk duhet t'u japin para personave të panjohur, se informacionet duhet t'i verifikojnë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me anëtarët e familjes dhe se çdo telefonatë e dyshimtë duhet ta raportojnë në numrat 192 ose 112. Qytetarëve iu shpërndanë edhe fletushka edukative.
Më 20.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Dellçevës morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve, ku u sqarua se gjatë një viti shkollor realizohen aktivitete parandaluese në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në qytetin e Dellçevës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve mbahen ligjërata edukative për tema të ndryshme, si: „Stop dhunës mes bashkëmoshatarëve – stop bullizmit dhe bullizmit kibernetik“, përdorimi i sigurt i internetit dhe rrjeteve sociale, stop alkoolit, nikotinës dhe lojërave të fatit, ku dhe si të raportohet dhuna ose kërcënimi, siguria në trafik, mospërdorimi i mjeteve piroteknike, si dhe tema të tjera.
Më 19.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Kontroll Kufitar Deve Bair, së bashku me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor me Kopmtencë të Përgjithshme i Kriva Pallankës, në territorin e Komunës së Kriva Pallankës realizuan një aktivitet parandalues për „Sigurinë në trafik“. Përmes këshillave edukative, informacioneve dhe shpërndarjes së fletushkave, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët u informuan për disa tema: „Ngas me përgjegjësi“ – përdor pajisjet dimërore, përshtat shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, mbroje jetën – vendos rripin e sigurisë dhe mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit. Shoferëve gjithashtu iu bë apel që të respektojnë në mënyrë të vazhdueshme rregullat dhe dispozitat e trafikut, ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve atmosferike dhe kushteve të rrugës, si dhe u informuan për pasojat e mosrespektimit të tyre.
Sot (20.11.2026) dhe dje (19.11.2026), zyrtarë policorë nga Njësitë e Punëve të Brendshme në Prilep, Resnjë, Demir Hisar, Makedonski Brod, si dhe nga Njësia Policore Ropotovë, në zonat qendrore të qyteteve dhe në daljet e tyre, u shpërndanë shoferëve fletushka edukative, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor. Fletushkat përmbanin mesazhe për drejtimin e përgjegjshëm të automjeteve në kushtet e dimrit dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, gjatë bisedave të drejtpërdrejta, drejtuesve të automjeteve iu dhanë udhëzime lidhur me rregullat që duhet të respektohen për drejtimin e sigurt të automjeteve, si dhe për detyrimin e përshtatjes së shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB-së Manastir, gjatë ditës së djeshme, në shkollën fillore „Kërste P. Misirkov“, në fshatin Bistricë të Manastirit, realizuan një punëtori me këshillin e prindërve me temën „Dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe dhuna në familje“.
Më 19 dhe 20.11.2026, Njësia për Parandalim pranë SPB-së Shkup realizoi tri punëtori edukative dhe dy tribuna. Në SHFK „Petar Pop Arsov“, në territorin e Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme Karposh, me nxënësit e klasës së nëntë u realizuan tri punëtori edukative me temën „Parandalimi i dhunës mes bashkëmoshatarëve – bullizmi dhe bullizmi kibernetik (dhuna në rrjetet sociale)“, si dhe parandalimi i varësive. Gjithashtu, me nxënësit e vitit të parë dhe të dytë të shkollave të mesme shtetërore „Gjorgji Dimitrov“ dhe „Orce Nikollov“, në territorin e Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme Karposh, u realizuan dy tribuna me temën „STOP dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe parandalimi i varësive“. Përmes komunikimit interaktiv, nxënësit u njohën me format e ndryshme të dhunës, fizike dhe psikologjike, me atë se çfarë përfaqëson dhuna mes bashkëmoshatarëve – bullizmi dhe bullizmi kibernetik, format e sjelljes agresive tek të rinjtë, si dhe dukuritë antisociale dhe devijante – varësitë, të cilat rrezikojnë seriozisht sigurinë e nxënësve. Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrave të identifikimit, shmangies dhe raportimit të këtyre dukurive, si dhe kompetencave ligjore të zyrtarëve policorë dhe dispozitave ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të përshtatura për moshën e nxënësve. Në territorin e Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme Qendër, në bashkëpunim me KRSKRR-në, u realizua një aktivitet parandalues në trafik, në kuadër të fushatave „Bëhu gati për një udhëtim të sigurt në dimër“ dhe „Vendos rripin e sigurisë“. Aktiviteti u realizua përmes takimeve me qytetarët (drejtuesit e automjeteve), të cilëve iu shpërndanë fletushka edukative dhe iu theksua rëndësia e posedimit dhe përdorimit të detyrueshëm të pajisjeve dimërore, si dhe vendosjes së rripit të sigurisë, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik. Në territorin e Stacionit Policor me Kompetenca të Përgjithshme Aerodrom u realizua një aktivitet parandalues në fushën e delikteve pronësore, me moton „Kujdes, mashtrime telefonike“, me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për njohjen dhe parandalimin e mashtrimeve telefonike.
Sot (20.11.2026), në shkollën private „Marif“ dhe në shkollën e mesme ekonomike „8 Shtatori“ në Tetovë, Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë vazhdoi realizimin e projektit edukativo-parandalues me moton „Mësoj – Jap provimin – Drejtoj automjetin“, i cili parasheh ligjërata për nxënësit e vitit të tretë të shkollave të mesme, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe ngritjen e kulturës së trafikut tek të rinjtë. Edukimi në trafik dhe krijimi i shprehive të duhura që në moshë të hershme përbëjnë rrugën kryesore drejt sigurisë afatgjatë në rrugë. Gjatë ligjëratës, nxënësit u njohën me rregullat dhe dispozitat më të rëndësishme të trafikut, detyrimet ligjore për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, si dhe me masat ndëshkuese të parapara për kundërvajtjet. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është ndërtimi i besimit të ndërsjellë ndërmjet policisë dhe të rinjve, ngritja e vetëdijes së tyre si drejtues të ardhshëm të automjeteve, si dhe ulja e drejtpërdrejtë e numrit të aksidenteve të trafikut dhe pasojave të tyre në territorin e SPB-së Tetovë.