Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Manastir dhe SPB Shtip për siguri në komunikacion

Aktivitete parandaluese të SPB Manastir dhe SPB Shtip për siguri në komunikacion
Dje (20.11), nëpunës policorë të Stacionit Policor të Krivogashtanit, në shkollat fillore „Mançu Matak“ në fshatin Krivogashtan dhe „Jonçe Smigreski“ në fshatin Obrshan, realizuan punëtori parandaluese me nxënësit me temë „Komunikacion i sigurt“, me ç’rast u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.
 
Më 21.11.2026, nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Shtip në bashkëpunim me përfaqësues të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Shtip, në rrugën ekspres Shtip–Shkup, realizuan një fushatë parandaluese-edukative me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në Komunikacion, e cila shënohet çdo vit në javën e tretë të muajit nëntor, nën moton „Rrugët kanë historinë e tyre – Thuaj stop vdekjeve në rrugë“. Me këtë rast u shpërndanë fletushka edukative për edukimin e pjesëmarrësve në komunikacion, me qëllim parandalimin e dukurive devijante në komunikacion, të cilat mund të përfundojnë me pasoja fatale.

Accessibility Menu