Më 22.11.2026, në rajonin e SPB Tetovë u realizua një fushatë parandaluese me moton „Prerja e paligjshme e drunjve është krim“, për ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e pyjeve dhe parandalimin e prerjeve të paligjshme dhe zjarreve.
Aktivitetet u zhvilluan në zonën e Komunës së Tearcës.
Ndërkaq, në zonën e Komunës së Vrapçishtit, nga ana e zyrtarëve policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gallatë, qytetarëve iu shpërndanë fletushka edukative.