Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sot dhe gjatë fundjavës janë realizuar disa aktivitete të ndryshme parandaluese në rajonet e SPB Veles, SPB Shtip dhe SPB Manastir

Sot dhe gjatë fundjavës janë realizuar disa aktivitete të ndryshme parandaluese në rajonet e SPB Veles, SPB Shtip dhe SPB Manastir
Dje dhe sot, në territorin e SPB Veles janë zhvilluar një sërë aktivitetesh parandaluese. Më 23.11.2026, për nxënësit e shkollës së mesme komunale „Dimitrija Çupovski“ në Veles u mbajt një ligjëratë edukative për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe dhunës kibernetike. Me këtë rast, nxënësit u njohën me format e sjelljes së dhunshme, mënyrat e shfaqjes së këtyre dukurive devijante dhe pasojat që mund të shkaktojnë. Gjithashtu, atyre iu shpjeguan mënyrat dhe metodat për parandalimin në kohë dhe përballjen me këtë lloj sjelljeje devijante tek të rinjtë. Po ashtu, në Veles u realizua edhe aktiviteti me temë „Përdor rripin e sigurisë“, përmes të cilit qytetarëve iu bë e ditur nevoja për respektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit.
Punonjësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Negotinë realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtjen dhe parandalimin e dukurive që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. Në Kavadar sot u realizua aktiviteti parandalues me temë „Thuaji jo drogës“, në kuadër të të cilit qytetarëve, veçanërisht të rinjve, iu tërhoq vëmendja për pasojat e dëmshme të varësive. Ndërsa dje u zhvillua një aktivitet parandalues në komunikacion me temë „Parko me ndërgjegje, parko me përgjegjësi“, gjatë të cilit drejtuesve të automjeteve u vu në dukje se parkimi i duhur i automjeteve ka rëndësi të veçantë për sigurinë individuale dhe të përgjithshme në komunikacion.
Punonjësit policorë të Zyrës Policore të Gradskos realizuan aktivitet parandalues për përdorimin e drejtë dhe të sigurt të pajisjeve me gaz, mirëmbajtjen e tyre të rregullt dhe kontrollin e rregullsisë teknike, me qëllim parandalimin e pasojave të padëshiruara dhe rrezikimit të sigurisë. Ndërsa në territorin e Komunës së Çashkës sot u zhvillua një aktivitet parandalues për mbrojtjen nga deliktet pronësore. Gjatë fundjavës, në Çashkë, punonjësit policorë të Sektorit për Parandalim pranë SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese me temë „Festoni me zemër, jo me armë“, në kuadër të të cilave qytetarëve iu tërhoq vëmendja për rreziqet nga të shtënat e paautorizuara me armë zjarri dhe përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë festimeve të ndryshme, si dhe për masat ndëshkuese me të cilat mund të përballen.
Më 23.11.2026, në Shtip dhe Koçan, punonjësit policorë të Njësive Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Shtip dhe Koçan realizuan një fushatë edukative me moton „Bëhu gati për udhëtim të sigurt në dimër“.
Me këtë rast, drejtuesve të automjeteve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative dhe iu theksua rëndësia e posedimit dhe mbajtjes së pajisjeve të detyrueshme dimërore në automjete, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme në komunikacion.
Më 23.11.2026, punonjësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Dellçevë, Qendrës Rajonale Lindje dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq – Dellçevë, në shkollën fillore komunale „Kliment Ohridski“ në Dellçevë, realizuan një ligjëratë edukative parandaluese me nxënësit e klasës së tetë, me temë „Parandalimi dhe mbrojtja nga varësitë – nikotina, alkooli dhe droga“.
Dje (22.11), punonjësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Krushevë, në qendër të qytetit dhe në daljet nga Krusheva, u shpërndanë drejtuesve të automjeteve fletushka edukative, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me mesazhe për drejtimin e përgjegjshëm të automjeteve në kushte dimërore dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Ndërkaq, Njësia e Punëve të Brendshme Prilep realizoi një aktivitet parandalues me një grup qytetarësh të moshuar, me qëllim mbrojtjen e tyre nga mashtrimet dhe vjedhjet

Accessibility Menu