Më 24.11.2026, në disa lokacione në zonën qendrore të qytetit të Berovës, zyrtarë policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Berovë realizuan një fushatë edukative me moton „Përgatitu për udhëtim të sigurt në dimër“. Fushata u realizua përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët (drejtuesit e automjeteve), të cilëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative. Gjithashtu, atyre iu theksua rëndësia e posedimit dhe mbajtjes së pajisjeve të detyrueshme dimërore në automjete, të cilat janë të obligueshme nga 15 nëntori, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme në komunikacion.
Më 24.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Shtip, në zonën qendrore të qytetit, realizuan një fushatë edukative me moton „Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“. Me këtë rast, drejtuesve të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, iu shpërndanë fletushka me këshilla të dobishme dhe iu shpjeguan dispozitat ligjore lidhur me detyrimin që kanë si drejtues automjetesh për të mos përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit. Qëllimi i aktivitetit ishte ngritja e vetëdijes publike për një komunikacion më të sigurt.
Më 24.11.2026, në Shtëpinë e Kulturës në Sveti Nikollë, zyrtarë policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme – Sveti Nikollë, në bashkëpunim me Këshillin për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve, realizuan një aktivitet edukativ, ku të gjithë anëtarët nga Qendra për Punë Sociale dhe përfaqësuesit e këshillave të prindërve të shkollave morën pjesë në një komunikim interaktiv me nxënësit e pranishëm. Gjithashtu, u prezantuan një sërë shembujsh praktikë, në të cilët dukuritë amorale dhe asociale kishin qenë shkak i sjelljeve kriminale te të rinjtë. Njëkohësisht, u shpjeguan mënyrat e parandalimit të tyre dhe promovimit të vlerave pozitive, me qëllim mbrojtjen dhe parandalimin e ndikimeve të dëmshme që shkaktohen nga këto dukuri negative shoqërore. I ftuar në aktivitetin muzikor ishte edhe Igor Xhambazov – aktor dhe muzikant, i cili gjatë aktivitetit ndau përvojën e tij jetësore lidhur me luftën kundër varësive.
Dje (23.11.2026), zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Ohër dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq – Ohër, realizuan fushata edukative me nxënësit e klasës së nëntë të shkollës fillore „Grigor Përliçev“, me temën „Së bashku kundër substancave psikoaktive, alkoolit dhe cigareve“.
Ndërsa me nxënësit e klasave të gjashta, të shtata, të teta dhe të nënta të shkollave fillore „Hristo Uzunov“ dhe „Kliment Ohridski“, u zhvilluan aktivitete me temën „Së bashku kundër bullizmit dhe bullizmit kibernetik“.
Në kuadër të aktiviteteve të projektit, u mbajtën ligjërata tematike të shoqëruara me prezantime video dhe komunikim proaktiv, gjatë të cilave nxënësve iu shpjeguan format dhe mënyrat e shfaqjes së varësive si dukuri asociale dhe devijante, si dhe ndikimi i tyre i dëmshëm në organizëm, i cili rrezikon seriozisht sigurinë dhe jetën. Zyrtarët policorë dhe vullnetarët folën gjithashtu për bullizmin dhe bullizmin kibernetik si forma të dhunës mes bashkëmoshatarëve, mënyrat e manifestimit të tyre, si dhe metodat për identifikimin në kohë dhe format e mbrojtjes në raste të tilla. Ligjëratat edukative u pasuan me biseda dhe shkëmbim mendimesh, gjatë të cilave nxënësit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin informacione të dobishme.
Sot (24.11.2026), në shkollën fillore rajonale „Goce Dellçev“ në fshatin Timjanik, në rajonin e Negotinës, u realizua një ushtrim demonstrues për evakuim të shpejtë dhe sjellje në situata krize, përkatësisht simulim i një zjarri.
Në kuadër të ushtrimit, zyrtarë policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme – Negotinë, në bashkëpunim me ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, prezantuan masat për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe mënyrën e veprimit të shërbimeve në terren në rast të shpërthimit të një zjarri.
Qëllimi ishte që nxënësit të njihen me mënyrat dhe protokollet e sjelljes në situata krize, përkatësisht me procedurat e evakuimit dhe ndërhyrjes së shpejtë në rast zjarri, tejkalimin e panikut dhe evakuimin e sigurt dhe të organizuar në një situatë të simuluar.
Zyrtarë policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme – Negotinë, në shkollën fillore „Goce Dellçev“ në Negotinë, realizuan ligjërata edukative për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve, si dhe për pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion. Me këtë rast, nxënësit u njohën me mënyrat dhe metodat për parandalimin në kohë dhe përballimin e formave të sjelljes së dhunshme, mënyrat e manifestimit të tyre dhe pasojat që mund të shkaktojnë. Gjithashtu, atyre iu shpjeguan rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë personale në trafik.
Ndërkaq, zyrtarë policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme – Kavadar, realizuan një aktivitet parandalues për mbrojtjen dhe parandalimin e dukurive që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.
Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët u informuan për të drejtat e tyre dhe masat mbrojtëse në rastet e formave të dhunës në familje. Gjithashtu, u prezantuan procedurat dhe mënyrat e veprimit në rastet e paraqitjes së këtij lloji të dhunës, me theks të veçantë në rëndësinë e raportimit në kohë të të gjitha formave të dhunës.
Në territorin e Komunës së Çashkës, sot u realizua një aktivitet parandalues me temën „Thuaj jo drogës“, ku theksi u vendos te popullata e re. Gjatë aktivitetit u theksuan pasojat e dëmshme të sëmundjeve të varësisë, si dhe u dhanë informacione për mënyrat dhe metodat që duhet të përdoren dhe zbatohen për t'u përballur me këtë lloj dukurish.
Dje, zyrtarë policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë Njësisë së Punëve të Brendshme – Negotinë, realizuan një aktivitet parandalues në komunikacion me temën „Përdor pajisjet dimërore“.
Qëllimi ishte t'u rikujtohet drejtuesve të automjeteve detyrimi për posedimin dhe përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore, si një kusht i rëndësishëm për rritjen e sigurisë personale dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, si dhe për ngritjen e nivelit të kulturës në trafik.
Sot (24.11.2026), në ambientet e Shkollës së Mesme Komunale „8 Shtatori“ në Tetovë, një zyrtar policor nga Seksioni për Parandalim, në bashkëpunim me inspektorin e lartë pranë SPB Tetovë, realizuan një ligjëratë edukative-parandaluese me temën „Keqpërdorimi i armëve të vogla, të lehta dhe të ftohta“. Qëllimi kryesor i aktivitetit parandalues ishte ngritja e vetëdijes dhe kulturës së sigurisë te nxënësit, parandalimi i dhunës dhe njohja me kohë me pasojat ligjore, shëndetësore dhe sociale të posedimit dhe keqpërdorimit të armëve. Përmes një prezantimi vizual dhe diskutimit interaktiv, u trajtuan temat në vijim: Sqarimi i nocioneve të armëve të vogla, të lehta dhe të ftohta, si dhe dallimi ndërmjet veglave të përdorimit të përditshëm dhe sendeve që në vende publike konsiderohen armë të ftohta, lëndimet fizike dhe shëndetësore, traumat psikologjike te viktimat dhe dëshmitarët, ndikimi i presionit të bashkëmoshatarëve dhe rrjeteve sociale, si dhe keqkuptimi se mbajtja e armës bëhet „për vetëmbrojtje“, dispozitat e Ligjit për Armët dhe të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut (neni 396), përgjegjësia penale e të miturve që kanë mbushur moshën 14 vjeç, si dhe përgjegjësia e prindërve dhe kujdestarëve, rregullat për veprim të sigurt në rast të vërejtjes së një arme të pasiguruar ose të braktisur („Mos e prek – Largohu – Raporto“) dhe njohja me numrat për rastet urgjente dhe raportimi (112 dhe 192).