Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike, sigurinë në trafik, prerjet e paligjshme të pyjeve, keqpërdorimin e armëve të vogla, të lehta dhe të ftohta, si dhe dhunën mes moshatarëve dhe dhunën kibernetike

Aktivitete parandaluese për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike, sigurinë në trafik, prerjet e paligjshme të pyjeve, keqpërdorimin e armëve të vogla, të lehta dhe të ftohta, si dhe dhunën mes moshatarëve dhe dhunën kibernetike
Më 25.11.2026, zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip, së bashku me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor – Shtip dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq – Shtip, në zonën qendrore të qytetit të Shtipit realizuan një fushatë edukative nën moton „Nëse pi, mos vozit; nëse vozit, mos pi“. Qëllimi ishte ngritja e vetëdijes publike te qytetarët për siguri më të madhe në trafik.
Më 25.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Shtip, së bashku me përfaqësues të Kryqit të Kuq – Shtip, në SHFK „Strasho Pinxhur“ në fshatin Karbinci, Komuna e Karbincit, mbajtën një ligjëratë edukative për nxënësit me temë „Parandalimi dhe mbrojtja nga varësitë – nikotina, alkooli dhe droga“.
Më 25.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Shtip dhe Probishtip realizuan ligjërata edukative me temë „Mësoj, jap provimin, vozis“ në SHM „Slavço Stojmenski“ në Shtip dhe SHM „Naum Naumovski Borçe“ në Probishtip, për nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt. Me këtë rast, nxënësit u njohën me rregullat dhe dispozitat themelore të trafikut, rëndësinë e shenjave të caktuara të komunikacionit, si dhe me mënyrën e duhur të sjelljes si pjesëmarrës në trafik.
Më 25.11.2026, në zonën qendrore të qytetit të Koçanit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor – Koçan realizuan një fushatë edukative nën moton „Mos përdor celularin gjatë drejtimit të automjetit“. Qëllimi ishte ngritja e vetëdijes publike te qytetarët për siguri më të madhe në trafik.
Më 25.11.2026, në zonën qendrore të qytetit të Berovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor – Berovë realizuan një aktivitet parandalues në fushën e komunikacionit, në kuadër të fushatës „Vozit me përgjegjësi, vendos rripin e sigurimit“. Gjatë aktivitetit parandalues, drejtuesve të automjeteve iu shpërndanë fletushka edukative.
Gjatë muajit nëntor, nga ana e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Çështje Kufitare Rogacevë, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri, është vepruar sipas Planit për Parandalim lidhur me mbrojtjen e pyjeve nga shkatërrimi përmes prerjeve të paligjshme, me qëllim ndërmarrjen e veprimeve parandaluese kundër dëmtimit të pyjeve. Në autostradën pranë fshatit Jazhincë është vepruar në mënyrë parandaluese me qytetarët, të cilëve u janë shpërndarë fletushka për t'i informuar rreth aktiviteteve që ndërmerren nga ana jonë.
Më 24.11, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kontroll dhe Mbikëqyrje Kufitare Deve Bair, në SHFK „Jokim Kërçovski“, në fshatin Zhidilovë, Komuna e Kriva Pallankës, së bashku me një mjek nga ISHP „Akademik Prof. Dr. Dimitar Arsov“, mbajtën një ligjëratë edukative për nxënësit me temë: „Mjetet piroteknike dhe pasojat nga përdorimi i tyre“.
Përmes një prezantimi edukativ, bisedave dhe shpërndarjes së fletushkave, nxënësit u informuan për rreziqet dhe pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.
Me këtë rast, atyre iu theksuan edhe dispozitat ligjore ndëshkuese për përdorimin e paautorizuar të mjeteve piroteknike në vende publike, gjë që paraqet rrezik të përgjithshëm dhe cenon sigurinë e qytetarëve. Gjithashtu, u prezantuan sanksionet kundërvajtëse në përputhje me Ligjin për Kundërvajtjet kundër Rendit dhe Qetësisë Publike, neni 31, i cili parasheh gjobë në shumë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë për personin që pa autorizim shtie me armë zjarri, përdor mjete piroteknike ose mjete të ngjashme shpërthyese apo lehtësisht të ndezshme, ose në mënyrë tjetër cenon qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.
Më 24.11.2026, në SHFK „Vera Jociq“, në territorin e Komunës së Gazi Babës, u realizuan dy punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë, me temë „T'i mbrojmë fëmijët në trafik“.
Më 24.11.2026, në SHFK „Dituria“, në territorin e Komunës së Sarajit, u realizuan dy punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë, me temë „T'i mbrojmë fëmijët në trafik“.

Accessibility Menu