Më 19.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Shtip realizuan aktivitet parandalues me moton „Të jemi të përgjegjshëm para vendkalimit të këmbësorëve“, i dedikuar për këmbësorët. Këmbësorëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative.
Më 19.11.2026, zyrtarë policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Dellçevë realizuan një fushatë edukative-parandaluese me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në Trafik, e cila shënohet çdo vit gjatë javës së tretë të muajit nëntor, me moton „Rrugët kanë historinë e tyre – Thuaj stop vdekjeve në rrugë“. Me këtë rast u shpërndanë fletushka edukative për pjesëmarrësit në trafik, me qëllim parandalimin e dukurive devijuese në komunikacion, të cilat mund të përfundojnë me pasoja fatale.
Më 19.11.2026, në disa lokacione në zonën qendrore të qytetit të Sveti Nikollës, zyrtarë policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Sveti Nikollë realizuan një fushatë edukative me moton „Bëhu gati për një udhëtim të sigurt gjatë dimrit“. Fushata u realizua përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët (drejtuesit e automjeteve), të cilëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative. Gjithashtu, atyre iu theksua rëndësia e posedimit dhe mbajtjes së pajisjeve të detyrueshme dimërore në automjete, të cilat janë të obligueshme nga 15 nëntori, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik.
Më 19.11.2026, zyrtarë policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Probishtip mbajtën ligjëratë edukative me temën „Mësoj, jap provimin, ngas automjetin“, në SHMK „N.N. Borçe“ në Probishtip, për nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt. Qëllimi ishte njohja e tyre me rregullat dhe dispozitat e trafikut, përgjegjësinë e tyre, rëndësinë e shenjave të caktuara të komunikacionit, si dhe mënyrën e duhur të sjelljes si pjesëmarrës në trafik.
Më 19.11.2026, zyrtarë policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB-së Shtip, në Shtip, dhe zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Berovë, në Berovë, zhvilluan takime pune me pensionistët, me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për njohjen dhe parandalimin e mashtrimeve telefonike.
Gjatë realizimit të fushatës parandaluese, atyre iu dhanë këto këshilla:
-Të mos u japin para personave të panjohur që përmes telefonit kërkojnë ndihmë financiare.
-Të mos u besojnë informacioneve të paverifikuara dhe telefonatave në të cilat kërkohet pagesë urgjente e parave.
-Gjithmonë të verifikojnë vërtetësinë e informacioneve të marra përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me anëtarët e familjes.
-Të mos ndajnë të dhëna personale dhe informacione bankare me persona të panjohur.
-Çdo telefonatë të dyshimtë ose tentativë për mashtrim ta denoncojnë menjëherë në stacionin më të afërt policor ose në numrat e telefonit 192 dhe 112.
Më 19.11.2026, zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim dhe Njësia për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB-së Shtip, së bashku me përfaqësues të Kryqit të Kuq në Shtip, mbajtën një ligjëratë edukative në SHMK „Jane Sandanski“ në Shtip, për nxënësit e vitit të parë dhe të dytë, me temën „Varësitë“.
Përmes një prezantimi, nxënësve iu shpjeguan efektet dhe ndikimet e varësive nga nikotina, alkooli, droga dhe lojërat e fatit, si dhe dispozitat ligjore lidhur me kundërvajtjet që kanë të bëjnë me këto dukuri.
Zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare – Lindje, Njësia Policore për Mbikëqyrje Kufitare në Makedonska Kamenicë, më 18.11, në territorin e Komunës së Makedonska Kamenicës, në fshatrat Sasa dhe Moshticë, realizuan një aktivitet parandalues kushtuar parandalimit të „Gjuetisë së paligjshme“. Përmes takimeve të drejtpërdrejta, zyrtarët policorë informuan gjuetarët dhe banorët e këtyre vendbanimeve për pasojat e gjuetisë së pakontrolluar të kafshëve të egra, mbajtjen e armëve pa leje, si dhe dispozitat e tjera të Ligjit për Armët, Ligjit për Gjuetinë dhe Ligjit për Kontrollin Kufitar. Gjithashtu, ata u informuan edhe për numrat e telefonit 192 dhe 112.
Sot, zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB-së Manastir mbajtën një punëtori me temën „T'i mbrojmë fëmijët në trafik“, e cila u zhvillua në kopshtin për fëmijë „Kolibri“ në Manastir. Gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale promovuese me përmbajtje edukative.
Më 18.11.2026, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish mbajtën një ligjëratë edukative para nxënësve të vitit të katërt në SHMK „Kosta Susinov“ në Radovish, me temën „Mësoj – jap provimin – ngas automjetin“.
Të pranishmëve iu prezantuan kushtet që duhet të plotësojnë për të fituar të drejtën e dhënies së provimit të vozitjes, procedura për marrjen e lejes së drejtimit, si dhe detyrimet që duhet t'i respektojnë si pjesëmarrës në trafik, përkatësisht si drejtues automjetesh, pasi të kenë kaluar provimin e vozitjes.
Sot (19.11.2026), në ambientet e SHMK „Gjocë Stojçeski“ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë realizuan një ligjëratë edukative me temën: „Ka ndihmë për një jetë pa dhunë – Njohja, denoncimi dhe parandalimi i dhunës në familje“. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes së të rinjve për njohjen e formave të ndryshme të dhunës në familje, mënyrat e denoncimit të saj, si dhe njohja me rolin e institucioneve në mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës.
Përmes një prezantimi multimedial dhe komunikimit interaktiv, nxënësit u informuan për të gjitha çështjet kryesore, si: nocioni dhe format e dhunës në familje (dhuna fizike, psikologjike, ekonomike dhe seksuale), si dhe pasojat e saj, mënyrat e identifikimit të dhunës dhe mundësitë për denoncimin e saj në polici, Qendrën për Punë Sociale dhe shërbimet shkollore, korniza institucionale dhe mbrojtja ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë dispozitat e Kodit Penal dhe Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, rëndësia e Konventës së Stambollit si standard ndërkombëtar për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe ndëshkimin e kryerësve të veprave të dhunshme.
Në fund të aktivitetit, nxënësve të pranishëm iu shpërndanë fletushka edukative me mesazhin „Ka ndihmë për një jetë pa dhunë“. Me realizimin e këtyre aktiviteteve parandaluese, SPB Tetovë vazhdon përkushtimin e saj në edukimin e gjeneratave të reja, forcimin e masave parandaluese dhe ndërtimin e një shoqërie të bazuar në respektin e ndërsjellë, sigurinë dhe jetën pa dhunë.