Sot (04.09.2026), në tregun e qytetit në Shtip, nga ana e zyrtarëve policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Shtip dhe SPKP Shtip, u realizua aktiviteti parandalues „Të mbrohemi nga vjedhjet e xhepave”. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, zyrtarët policorë i informuan ata për mënyrat se si mund të mbrohen nga deliktet pronësore, ndërsa veçanërisht u theksua nevoja për raportimin në kohë dhe të saktë në polici. Qytetarëve iu shpërndanë edhe fletushka informuese.
Zyrtarët policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup, në zonën qendrore të Shkupit, realizuan një aktivitet parandalues të orientuar në sigurinë e këmbësorëve. Këmbësorëve iu bë e ditur se, si pjesëmarrës aktivë në komunikacion, kanë për obligim të respektojnë rregullat dhe rregulloreve e trafikut. Ata duhet ta kalojnë rrugën në vendkalime të shënuara për këmbësorë dhe gjatë kësaj të mos përdorin kufje apo telefona celularë. Këmbësorët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë orëve të mbrëmjes, kur lëvizin në lokacione të pandriçuara. Qytetarëve iu shpërnda edhe material i shtypur edukativ.