Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të NJPB Resnjë, SP Dellçevë dhe SP Berovë për parandalimin e zjarreve

Aktivitete parandaluese të NJPB Resnjë, SP Dellçevë dhe SP Berovë për parandalimin e zjarreve
Sot (03.09.2026), në zonat e Resnjës, Dellçevës dhe Berovës, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë, SP Berovë dhe SP Dellçevë realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve.
Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu bë apel që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, të mos hedhin bishtat e cigareve dhe, nëse vërejnë zjarr, menjëherë ta raportojnë në numrin e telefonit 112. Ndërkaq, fermerëve iu theksua nevoja për kryerjen me kujdes të punëve bujqësore, me theks të veçantë në rreziqet e shkaktimit të zjarreve nga djegia e kufijve, hamulloreve me bar të thatë dhe mbeturinave në ara. Gjithashtu, atyre iu bë me dije se shkaktimi i zjarreve përbën vepër penale, e cila sanksionohet përkatësisht me ligj. Qytetarëve iu shpërnda edhe material i shtypur edukativ .

Accessibility Menu