Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik dhe parandalimin e delikteve pronësore dhe zjarreve

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik dhe parandalimin e delikteve pronësore dhe zjarreve
Më 02.09.2026, në Veles, zyrtarë policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Veles realizuan aktivitetin parandalues „Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj“. Qëllimi i aktivitetit ishte ngritja e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen nga deliktet pronësore, veçanërisht nga vjedhjet e rënda në automjetet motorike. Gjatë takimeve dhe bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët, atyre iu bë me dije që automjetet t’i parkojnë në vende të sigurta, si hapësirat e parkingjeve dhe lokacionet e ndriçuara, si dhe të mos lënë sende me vlerë, siç.janë: çanta, telefona, portofolë etj., në automjete dhe t’i mbyllin ato gjithmonë me çelës. Aktivitet për parandalimin e vjedhjeve në territorin e Demir Kapisë dhe Krushevës realizuan sot edhe zyrtarë policorë nga NJPB Negotinë dhe NJPB Krushevë.
Zyrtarë policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup dhe Njësisë Policore për Sigurinë e Trafikut pranë NJPB Kavadar, në Shkup dhe Kavadar, realizuan aktivitete parandaluese për siguri në trafik, me theks të veçantë në ndërgjegjësimin e qytetarëve për nevojën e përdorimit të detyrueshëm të rripit të sigurisë në automjete, duke theksuar se kjo është detyrim si për drejtuesit, ashtu edhe për pasagjerët në automjete, me qëllim rritjen e sigurisë personale. Gjithashtu, drejtuesve të motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë iu theksua detyrimi për mbajtjen e helmetës mbrojtëse, para së gjithash për sigurinë e tyre personale.
Në Shtip, nga ana e Seksionit për Parandalim pranë SPB Shtip, theksi u vu te parkimi i duhur. Në zonën qendrore të Tetovës, zyrtarë policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë realizuan aktivitet parandalues për sigurinë e këmbësorëve, gjatë të cilit zyrtarët policorë i rikujtuan këmbësorët për detyrimet e tyre gjatë pjesëmarrjes në trafik, përkatësisht se rrugën duhet ta kalojnë në vendkalim të shënuar për këmbësorë, të mos përdorin telefon celular dhe kufje gjatë kalimit në vendkalimin e këmbësorëve, si dhe për rregulla të tjera që duhet t’i respektojnë për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion si këmbësorë.
Gjithashtu, drejtuesve të automjeteve iu bë me dije se duhet t’i respektojnë plotësisht rregullat, përkatësisht t’u japin përparësi këmbësorëve gjatë kalimit të rrugëve. Qytetarëve iu theksua nevoja për respektimin e të gjitha rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe në akset rrugore.
Në territorin e Probishtipit, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Probishtip realizuan aktivitet parandalues për parandalimin e zjarreve, me theks të veçantë në shmangien e ndezjes së zjarreve, si dhe në nevojën që qytetarët të mos hedhin bishta cigaresh dhe, nëse vërejnë zjarr, ta raportojnë menjëherë në numrin e telefonit 112. Fermerëve iu theksua nevoja për kryerjen me kujdes të punëve bujqësore, me theks në rreziqet e shkaktimit të zjarreve nga djegia e kufijve, kashtës dhe barit të thatë, si dhe mbeturinave në ara. Gjithashtu, atyre iu bë me dije se shkaktimi i zjarreve paraqet vepër penale, e cila sanksionohet në përputhje me ligjin. Qytetarëve iu shpërnda edhe material edukativ i shtypur, i përgatitur në bashkëpunim me NP „Pyjet Kombëtare“.

Accessibility Menu