Më 31.08.2026, nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim dhe SP për SKRR në SPB Veles realizuan një aktivitet parandalues me qëllim ngritjen e vetëdijes për nevojën e respektimit të rregullave të trafikut, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në trafik. Theks i veçantë iu kushtua nevojës për ndërgjegjësimin e shoferëve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli ul ndjeshëm aftësitë e drejtimit të automjetit, dëmton aftësitë psikomotorike të shoferëve dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në rrugë.
Sot (01.09.2026), nëpunës policorë të NNJPB Negotinë u thanë këmbësorëve se si pjesëmarrës aktivë në trafik edhe ata duhet të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut. Atyre iu theksua se rruga duhet të kalohet në vendkalime të shënuara për këmbësorë, duke mos përdorur kufje dhe telefona celularë, të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes kur lëvizin në zona të pandriçuara. Edhe Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në territorin e Gazi Babës, realizoi aktivitete parandaluese për siguri në trafik.
Nëpunës policorë të NJPBMakedonski Brod në SHF „Kliment Ohridski“ në Makedonski Brod dhe nëpunës policorë të NJPB Krushevë në SHF „Nikola Karev“ në Krushevë realizuan aktivitete parandaluese me nxënësit e klasave të para ku i njohën ata me rregullat dhe rregulloret themelore të trafikut, përkatësisht se si të arrijnë në mënyrë të sigurt nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. Në kuadër të aktivitetit u shpërndanë edhe materiale me përmbajtje edukative.
Sot (01.09.2026), Njlia për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi aktivitet parandalues-edukativ „Stop bullizmit“ në shkollat fillore në territorin e SPON Aerodrom. Fyerjet, talljet, poshtërimet, kërcënimet, dhuna fizike, përjashtimi i qëllimshëm nga shoqëria, si dhe mesazhet dhe publikimet fyese në rrjetet sociale mund të ndikojnë seriozisht në vetëbesimin dhe gjendjen psikike të fëmijës, si dhe në sigurinë e tij. Lufta kundër bullizmit është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve përkatëse, prindërve dhe nxënësve, me qëllim çrrënjosjen e kësaj dukurie devijante.