Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e zjarreve

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e zjarreve
Gjatë fundjavës së kaluar, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Kodra e Diellit“, në zonën e SPMK „Kodra e Diellit“, realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve. Nëpunësit policorë, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, i informuan ata për nevojën e sjelljes së përgjegjshme në natyrë, me theks të veçantë në shmangien e ndezjes së zjarreve, moshedhjen e bishtave të cigareve dhe, në rast se vërejnë zjarr, raportimin e menjëhershëm në numrin telefonik 112. Fermerëve, nga ana tjetër, iu theksua nevoja për kryerjen me kujdes të punëve bujqësore, me theks në rreziqet e shkaktimit të zjarreve nga djegia e barishteve përgjatë arave, hamulloreve dhe barit të thatë, si dhe hedhurinave në ara. Gjithashtu, ata u informuan se shkaktimi i zjarreve paraqet vepër penale dhe sanksionohet në përputhje me ligjin. Qytetarëve iu shpërnda edhe material i shtypur edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me NP „Pyjet Kombëtare“.
 
Nëpunësit policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup dhe Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri në Shkup, si dhe në Pikën Kufitare „Bllacë e Poshtme“, zhvilluan aktivitete parandaluese për trafik më të sigurt. Gjatë këtyre aktiviteteve, drejtuesve të automjeteve iu bë thirrje për nevojën e respektimit të rregullave dhe rregulloreve rrugore dhe njëherësh u informuan për funksionimin e sistemit „Qyteti i Sigurt“. Qytetarëve iu shpërnda edhe material edukativ.

Accessibility Menu