Sot (07.09.2026), në Shkup, Shtip dhe Probishtip, nëpunës policorë nga Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip, Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion – Shtip dhe Njësia Policore për Siguri në Komunikacion – Probishtip, realizuan aktivitete parandaluese për trafik të sigurt.
Në Shtip, theksi u vu në informimin e qytetarëve për pasojat që mund të shkaktohen nëse drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa në Shkup dhe Probishtip qytetarët u informuan për nevojën e servisimit të rregullt të automjeteve, me qëllim që ato të jenë teknikisht në rregull, për pasojat që mund të shkaktohen nëse drejtuesit përdorin telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe për nevojën e përdorimit të rripave të sigurisë, si nga drejtuesit, ashtu edhe nga pasagjerët, para së gjithash për sigurinë e tyre personale.
Qytetarëve iu bë e ditur se duhet t’i respektojnë të gjitha rregullat dhe dispozitat e trafikut, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt. Në Shkup u realizua edhe një aktivitet parandalues për mbrojtjen nga veprat penale kundër pronës, me ç’rast qytetarëve iu dhanë këshilla se si të mbrohen nga vjedhjet dhe mashtrimet.
Më 06.09.2026, në ngjitjen e 36-të tradicionale në majën Korab, morën pjesë edhe nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim dhe Njësia për Ndërhyrje Policore. Me këtë rast, në koordinim me Shërbimin e Rojtarëve të Parkut Kombëtar „Mavrovë“, krahas masave për zhvillimin e papenguar të ngjarjes, pjesëmarrësit u informuan edhe për nevojën e sjelljes së përgjegjshme, me qëllim parandalimin e çdo mundësie për shkaktimin e zjarreve ose rrezikimeve të tjera të natyrës.