Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë dhe SPB Shkup për trafik të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë dhe SPB Shkup për trafik të sigurt

Sot (08.09.2026), zyrtarë policorë të Seksionit për parandalim pranë SPB Tetovë zhvilluan një aktivitet parandalues nën moton „Helmeta në kokë, jep siguri dhe mbrojtje“. Aktiviteti u zhvillua para dhe gjatë garës së çiklizmit, e cila tradicionalisht organizohet çdo vit me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatorit, dhe organizohet nga Halk Banka SHA Shkup. Me këtë rast, pjesëmarrësve në garën e çiklizmit iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, të përgatitura nga MPB-ja, KRSKRR-ja dhe Fakulteti i Sigurisë në Shkup. Më 08.09.2026, në pikëpagesën Petrovec, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me KRSKRR-në, zhvilloi një aktivitet parandalues-edukativ në kuadër të fushatave „Qyteti i sigurt“ dhe „Verë e sigurt, vozi i pushuar“. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte rritja e kulturës së sigurisë tek qytetarët, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Konkretisht, gjatë aktivitetit, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me të gjithë pjesëmarrësit në trafik, u theksua nevoja për respektimin e plotë të rregullave dhe dispozitave të trafikut. Gjithashtu, drejtuesve të automjeteve iu shpërnda material edukativ me përmbajtje informuese.

Accessibility Menu