Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion, mbrojtjen nga vjedhjet e xhepave, parandalimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe mbrojtjen nga vjedhjet në automjete

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion, mbrojtjen nga vjedhjet e xhepave, parandalimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe mbrojtjen nga vjedhjet në automjete
Sot (09.09.2026), në Manastir, zyrtarët policorë të SPB Manastir realizuan aktivitetin parandalues „Edhe unë, edhe ti jemi këmbësorë“. Qytetarëve iu theksua rëndësia e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve nga aksidentet në komunikacion. Ndërkaq, drejtuesve të automjeteve iu theksua nevoja për respektimin e rregullit për dhënien e përparësisë së kalimit këmbësorëve, ndërsa atyre iu shpërndanë edhe fletushka të përgatitura nga KRSKRR-ja.
Më 09.09.2026, në Tregun e Qytetit në Vinicë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Vinicë realizuan një fushatë edukative me moton „Të mbrohemi nga vjedhjet e xhepave“. Gjatë takimeve me qytetarët, atyre iu dhanë këshilla për vetëmbrojtje nga deliktet pronësore(vjedhja me grabitje, grabitja, vjedhja e pacipë, vjedhjet e xhepave dhe vepra të tjera penale), ndërsa iu theksua nevoja për bashkëpunim dhe komunikim në kohë me policinë, para së gjithash përmes raportimit të saktë dhe të shpejtë në numrin e telefonit 112. Me këtë rast, qytetarëve iu shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.
Më 09.09.2026, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi aktivitet edukativo-parandalues me moton „Stop bullizmit“ në shkollat fillore në territorin e Stacionit Policor Bit Pazar. Qëllimi kryesor ishte ngritja e ndërgjegjësimit te prindërit dhe nxënësit. Bullizmi nuk është shaka, nuk është „punë fëmijësh“ dhe nuk duhet të heshtet për të. Çdo fëmijë ka të drejtë të ndihet i sigurt, i pranuar dhe i respektuar – në shkollë, në klasën e tij dhe mes bashkëmoshatarëve.
Ofendimet, talljet, poshtërimi, kërcënimet, dhuna fizike, përjashtimi i qëllimshëm nga shoqëria, si dhe mesazhet dhe publikimet fyese në rrjetet sociale mund të ndikojnë seriozisht në vetëbesimin dhe mirëqenien psikike të fëmijës, si dhe në sigurinë e tij. Prandaj, lufta kundër bullizmit është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve përkatëse, prindërve dhe nxënësve.
Sot në Shkup, në territorin e Stacionit Policor Qendër, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi një fushatë edukativo-parandaluese me moton „Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj“.
Qëllimi kryesor ishte rritja e kulturës së sigurisë te qytetarët lidhur me deliktet pasurore, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Gjatë aktivitetit, qytetarëve iu dhanë udhëzime për mënyrat e vetëmbrojtjes, përmes informimit se si të mos bëhen shënjestër e lehtë e autorëve të veprave penale. Me këtë rast, qytetarëve iu shpërnda edhe material edukativ me rekomandime, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për sigurinë

Accessibility Menu