Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për komunikacion të sigurt, parandalimin e zjarreve, përdorimin e armëve dhe delikteve pronësore

Aktivitete parandaluese për komunikacion të sigurt, parandalimin e zjarreve, përdorimin e armëve dhe delikteve pronësore

Sot (27.08.2026), nëpunës policorë të Sektorit për Parandalim dhe Stacionit Policor për Siguri në Komunikacion pranë SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese në komunikacion me moton „Drejtoni automjetin sigurt dhe teknikisht të rregullt“, me qëllim ngritjen e nivelit të kulturës në komunikacion. Gjatë aktiviteteve u theksua detyrimi për mirëmbajtjen e rregullt dhe gjendjen teknike të automjeteve, si parakusht kyç për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.

Ndërkaq, NJPB Resnjë gjatë ditës së djeshme, në territorin e Resnjës, realizoi një aktivitet parandalues të drejtuar ndaj drejtuesve të automjeteve, duke i informuar për rreziqet në rast se drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit. Në kuadër të aktiviteteve u shpërndanë materiale edukative.

Nëpunës policorë të Njësisë Policore Çashkë realizuan një aktivitet parandalues për mbrojtjen nga mashtrimet telefonike, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë gjithmonë të kujdesshëm gjatë komunikimit me persona të panjohur dhe të mos japin të dhëna personale, me qëllim që të mos bëhen viktima të mashtrimeve.

Ndërkaq, nëpunës policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup dhe Stacioni Policor për Rend dhe Paqe pranë SPB Veles, në Shkup dhe Veles, zhvilluan aktivitete parandaluese në kuadër të të cilave i këshilluan qytetarët se si të mbrohen nga forma të ndryshme të vjedhjeve.

Nëpunës policorë të Stacionit Policor Dellçevë, nga ana tjetër, realizuan një aktivitet parandalues për mbrojtjen nga zjarret, gjatë të cilit, përmes bisedave të drejtpërdrejta, qytetarët u informuan për pasojat e ndezjes së zjarreve në hapësira të hapura.

Në Pllasnicë dhe Makedonski Brod, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod zhvilluan aktivitete parandaluese me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit për pasojat e dëmshme të përdorimit të armëve dhe mjeteve piroteknike, nën moton „Festo me zemër, jo me armë“.

Accessibility Menu