Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion nga SPB Veles, SPB Shkup dhe SPB Shtip

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme
Sot (03.04.2026), nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Veles, NJPB Negotinë dhe SPB Shtip, në Veles, Koçan, Shtip dhe Negotinë realizuan aktivitete parandaluese me temë: “Mos harroni, të gjithë jemi këmbësorë – bëhuni të përgjegjshëm në komunikacion”.
Gjatë këtyre aktiviteteve, qytetarëve iu theksua se rrugën duhet ta kalojnë vetëm në vendkalime të shënuara për këmbësorë, të mos përdorin kufje dhe telefona celularë, si dhe të respektojnë të gjitha rregullat dhe rregulloret e komunikacionit si pjesëmarrës aktivë në trafik.
Nëpunësit policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Veles realizuan gjithashtu një ligjëratë edukative për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë në shkollën fillore në fsh. Sllivnik, rrethina e Velesit, me temë “Rregulla për këmbësorët e vegjël”, ku fëmijët u njohën me rregullat bazë të komunikacionit, me qëllim që që në moshë të hershme të ndikohet në rritjen e nivelit të sigurisë në komunikacion për më të vegjlit.
Një ligjëratë edukative për këtë temë u mbajt më 02.04.2026 edhe për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën në SHF “Liria” në fshatin Jabollçishtë e Sipërme, komuna e Çashkës.
Këto aktivitete parandaluese-edukative realizohen në kuadër të fushatës “Java e këmbësorëve”, e cila shënohet nga 01.04 deri më 07.04.2026, me qëllim rritjen e kulturës në komunikacion, si dhe forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Qytetarëve iu shpërndanë gjithashtu materiale edukative të shtypura, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Njëherësh, nëpunësit policorë nga Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në institucionin parashkollor “11 Tetori” në Shkup, realizuan një aktivitet edukativ me fëmijë të moshës parashkollore. Në mënyrë proaktive, fëmijëve iu shpjeguan konceptet bazë të komunikacionit, rregullat dhe rregulloret, të përshtatura sipas moshës së tyre.
Ndërsa nëpun[s policorë nga NJPB Probishtip në Probishtip realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve dhe prerjes së paligjshme të druve.

Accessibility Menu