Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në kuadër të “Javës Botërore të Këmbësorëve”

Aktivitete parandaluese në kuadër të “Javës Botërore të Këmbësorëve”
 
Dje (03.04.2026), nëpunës policorë nga NJPP Krushevë realizuan një aktivitet parandalues me nxënësit e klasës së parë në SHF “Nikolla Karev” në Krushevë. Punëtoria ishte e orientuar në sigurinë e komunikacionit me theks te këmbësorët, në kuadër të Javës së Këmbësorëve.

Sot (04.04.2026), në zonën qendrore të qytetit dhe në fshatin Zletovë në Komunën e Probishtipit, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë për Punë të Brendshme Probishtip pranë SPB Shtip, janë realizuar aktivitete parandaluese në fushën e komunikacionit, në kuadër të “Javës Botërore të Këmbësorëve”, si kategoria më e rrezikuar e pjesëmarrësve në komunikacion.


Në kuadër të këtyre aktiviteteve, janë realizuar fushata parandaluese për këmbësorët, me mesazhet: “Vepro me përgjegjësi para vendkalimit për këmbësorë – mos harro se të gjithë jemi këmbësorë, jini të përgjegjshëm në komunikacion”,
“Parko me ndërgjegje, parko me përgjegjësi” dhe “Mos përdor telefonin mobil gjatë kalimit të rrugës”.
Gjatë aktivitetit, nëpunësit policorë u shpërndanë drejtuesve të automjeteve fletushka edukative, të përgatitura nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me mesazhin se “parkimi i parregullt është shkaktar i numrit të madh të aksidenteve në të cilat pësojnë fëmijët, këmbësorët dhe çiklistët”.

Gjithashtu, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, nëpunësit policorë u bënë thirrje këmbësorëve që gjatë lëvizjes të përdorin sipërfaqet e dedikuara për këmbësorë – trotuaret, si dhe vendkalimet për këmbësorë gjatë kalimit të rrugëve, me ç’rast do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunikacion.
Po ashtu, këmbësorëve u është tërhequr vëmendja që gjatë kalimit të rrugës të mos përdorin celularin dhe kufjet, pasi sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Siguri në Trafikun Rrugor mund të sanksionohen, përkatësisht të mos përdorin pajisje elektronike që ua shpërqendrojnë vëmendjen në komunikacion.

Gjithashtu, u theksuan edhe sanksionet që rrjedhin nga mosrespektimi i dispozitave ligjore, ndërsa pjesëmarrësve në komunikacion u janë shpërndarë materiale edukative, të përgatitura nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fakulteti i Sigurisë në Shkup.
Qëllimi kryesor është rritja e kulturës së komunikacionit në drejtim të respektimit të rregullave, dispozitave dhe sinjalizimit rrugor, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.

Accessibility Menu