Sot (02.04.2026) nëpunës policorë nga Njësia për parandalim pranë SPB Veles, në Shkollën Fillore Komunale “Liria” në fshatin Buzallkovë, rajoni i Velesit, realizuan një ligjëratë edukative për nxënësit e klasës së nëntë me temat “Bullizimi kibernetik”, “Dhuna mes moshatarëve”, “Kujdes gjatë përdorimit të rrjeteve sociale”, “Sfidat në TikTok” dhe “Varësitë”. Nxënësit u njohën me mënyrat e manifestimit të dukurive devijuese, si dhe me pasojat që mund të paraqiten në forma të ndryshme. Në kuadër të aktivitetit, u sqaruan metodat për parandalimin në kohë dhe përballimin e këtij lloji të sjelljes devijuese në mesin e të rinjve, si dhe u theksua nevoja për kujdes më të madh gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, me qëllim ngritjen e vetëdijes për analizim serioz të përmbajtjeve me të cilat përballen dhe shmangien e plotë të sfidave të rrezikshme në TikTok. Gjithashtu, u theksua dëmi ndaj shëndetit nga përdorimi i narkotikëve, alkoolit dhe cigareve, si dhe ndikimet negative në zhvillimin e personalitetit të ri, familjes dhe mjedisit më të gjerë shoqëror.
Nëpunës policorë nga SP për SKRR Kavadar, sot realizuan një aktivitet parandalues me temë “Drejtoni në mënyrë të sigurt me automjet të rregullt teknikisht”, me qëllim t’u theksohet drejtuesve rëndësia e mirëmbajtjes së rregullt të gjendjes teknike të automjeteve, si parakusht kryesor për pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion. Në Qendrën për qëndrim ditor të personave të moshuar në fshatin Turnovë, rajoni i Strumicës, dje (01.04.2026) nëpunës policorë nga Seksioni për parandalim pranë SPB Strumicë dhe inspektori i komunikacionit i Komunës së Bosilovës mbajtën një ligjëratë edukative për shfrytëzuesit e qendrës me temë “Siguria e këmbësorëve, përgjegjësi e të gjithëve”. Aktiviteti u realizua në kuadër të fushatës “Java e këmbësorëve” e cila shënohet nga 01.04 deri më 07.04.2026. Nëpunësit policorë të Njësisë për parandalim pranë SPB Shkup, në një çerdhe private për fëmijë “Cool Kids”, realizuan një aktivitet edukativ me fëmijët e moshës parashkollore në drejtim të edukimit për rolin e këmbësorëve në komunikacion. Gjatë kësaj, në mënyrë proaktive, fëmijëve u janë shpjeguar nocionet bazë të komunikacionit, rregullat dhe rregulloret, të përshtatura me moshën e tyre. Aktivitete parandaluese nga fusha e komunikacionit realizuan edhe nëpunësit policorë të SPB Shtip në Koçan, Shtip dhe Probishtip.
Nëpunësit policorë të Seksionit për parandalim pranë SPB Shtip, në bashkëpunim me nëpunësit policorë të SP Shtip në Shtip realizuan aktivitet për parandalimin e përdorimit të armëve. „Jeta nuk ka rinisje – arma nuk është lodër!“.