Sot (04.06.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles realizuan një ligjëratë edukative për nxënësit e SHFK “Dimkata Angelov Gaberot” në Demir Kapi, me temën “Parandalimi i varësive”, me qëllim që më të rinjtë të informohen për pasojat e formave të ndryshme të varësisë, si narkotikët, alkooli, cigaret, lojërat e fatit etj.
Nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim dhe Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Veles, si dhe nëpunës policorë nga NJPB Kavadar, realizuan një aktivitet parandalues me temën “Përdor rripin e sigurisë”, ku u theksua se përdorimi i rripit të sigurisë është detyrim ligjor si për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për pasagjerët, me qëllim rritjen e sigurisë personale.
Në Tetovë, Shkup, Koçan dhe Dellçevë, dje dhe sot, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, SPB Shkup dhe SPB Shtip zhvilluan aktivitete parandaluese të drejtuara ndaj drejtuesve të motoçikletave, trotinetëve elektrikë dhe biçikletave.
Qëllimi i aktiviteteve ishte rritja e kulturës së komunikacionit përmes rikujtimit të rregullave dhe detyrimeve për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në trafik, duke theksuar detyrimin për mbajtjen e helmetës mbrojtëse.
Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material edukativ i përgatitur në bashkëpunim me Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Fakulteti i Sigurisë – Shkup.