Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles dhe SPB Shtip për trafik më të sigurt, mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe parandalimin e dhunës në bazë gjinore

Aktivitete parandaluese të SPB Veles dhe SPB Shtip për trafik më të sigurt, mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe parandalimin e dhunës në bazë gjinore
Sot (03.06.2026), nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Veles realizuan një aktivitet parandalues me temën “Mos u bëj dëshmitar i heshtur”, me qëllim parandalimin e çdo forme të dhunës në bazë gjinore, sqarimin e procedurave dhe veprimeve në rastet e paraqitjes së këtij lloji të dhunës, si dhe informimin për shërbimet në dispozicion për ndihmë, mbrojtje dhe strehim të përkohshëm. Në territorin e Komunës së Çashkës, nëpunës policorë nga Njësia Policore e Çashkës realizuan aktivitetin parandalues me temën “Flakët janë të pandalshme”, ku u theksua nevoja për mbrojtjen dhe uljen e rrezikut nga zjarret pyjore dhe zjarret në hapësira të hapura, si dhe kryerja me kujdes e punëve bujqësore, ndërkaq nëpunës policorë nga NJPB Negotinë në Demir Kapi realizuan aktivitetin parandalues me temën “Policia më afër qytetarëve”, me ç'rast me banorët lokalë u ndanë këshilla për rritjen e sigurisë personale dhe të pronës, me qëllim theksimin e domosdoshmërisë së bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet komunitetit lokal dhe policisë, duke krijuar komunikim më të mirë.
Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Veles sot realizuan një aktivitet parandalues në trafik me temën “Vozit me vetëdije, vozit me përgjegjësi”, duke ua bërë me dije shoferëve rëndësinë e respektimit të detyrueshëm të rregullave dhe dispozitave të trafikut.
Gjithashtu, nëpunësit policorë nga NJPB Negotinë realizuan aktivitetin “Mbaje helmetën”, duke u theksuar drejtuesve të motoçikletave dhe mopedëve detyrimin dhe nevojën për përdorimin e helmetës mbrojtëse për siguri më të madhe personale. Ndërsa në Kavadar u realizua aktiviteti parandalues “Parko me vetëdije, parko me përgjegjësi”, ku shoferëve iu theksua se parkimi i rregullt i automjeteve është me rëndësi të veçantë për sigurinë individuale dhe të përgjithshme në trafik. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërndanë edhe materiale edukative të shtypura.
Më 03.06.2026, nëpunësit policorë nga Njësitë Policore për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Koçan dhe Sveti Nikollë realizuan aktivitete parandaluese me motot “Vozit biçikletën sigurt” dhe “Vendose rripin e sigurisë”. Gjatë bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët, u sqarua se përdoruesit e motoçikletave, biçikletave dhe trotinetëve elektrikë duhet të mbajnë helmetë mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë aktivitetit parandalues, shoferëve pjesëmarrës në trafik u shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative.

Accessibility Menu