Sot (02.08.2026), nëpunës policorë të SPB Shkup, SPB Strumicë dhe SPB Shtip zhvilluan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve në qendrën turistike Kanioni i Matkës, fshatin Matkë e Sipërme, dhe në fshatrat Vodoçë, Vellusë dhe Angjelc të Strumicës, si edhe në Komunën e Karbincit. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, theksuan nevojën për sjellje të përgjegjshme në natyrë, me theks të veçantë në shmangien e ndezjes së zjarrit, moshedhjen e bishtave të cigareve dhe njoftimin e menjëhershëm në numrin e telefonit 112 të vërejtjes së zjarrit.
Bujqve u është theksuar nevoja për kryerjen me kujdes të punëve bujqësore, duke vënë theksin te rreziku i shkaktimit të zjarreve nga djegia e kufijve, hambulloreve, barit të thatë dhe hedhurinave. Gjithashtu, ata u informuan se shkaktimi i zjarreve paraqet vepër penale dhe sanksionohet me ligj. Qytetarëve u është shpërndarë edhe material edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me NP “Pyjet Kombëtare”, duke i rikujtuar se duhet respektuar ndalimin e lëvizjes në pyje, që mbetet në fuqi deri më 31.08.2026.
Ndërkohë, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë dhe NJPB Gostivar zhvilluan aktivitete parandaluese për një komunikacion më të sigurt. Në Gostivar, drejtuesve të trotinetëve elektrikë, biçikletave dhe motoçikletave u është theksuar rëndësia e respektimit të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit, veçanërisht detyrimi për mbajtjen e helmetës mbrojtëse, duke u rikujtuar se çdo pjesëmarrës në komunikacion është njësoj përgjegjës si për sigurinë e vet, ashtu edhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë. Në autostradën Shkup–Tetovë, pranë pikës së pagesës Gllumovë, në kuadër të fushatës “Verë e sigurt – vozit i pushuar”, drejtuesit e automjeteve u informuan për rëndësinë e drejtimit të automjetit vetëm pasi të jenë të pushuar, pasi lodhja dhe ulja e përqendrimit janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore gjatë verës. Gjithashtu, u theksua se në këtë periudhë, kur frekuenca në komunikacion është më e lartë dhe shumë drejtues udhëtojnë drejt destinacioneve verore duke përshkuar qindra kilometra, është me rëndësi të veçantë të bëhen pushime më të shpeshta gjatë udhëtimit dhe të respektohen rekomandimet për drejtim të sigurt dhe sinjalistika rrugore.