Në kuadër të aktiviteteve parandaluese, gjatë ditës së djeshme (31.07.2026), nëpunës policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Manastir, në disa lokacione në qytetin e Manastirit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Manastirit, realizuan aktivitete parandaluese të orientuara drejt edukimit të shoferëve të rinj për rreziqet që shkaktohen gjatë drejtimit të automjeteve nën ndikimin e alkoolit ose substancave narkotike.
Qytetarëve iu bë e ditur se siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët dhe iu theksua se në asnjë rast nuk duhet të drejtojnë automjet nëse kanë konsumuar alkool ose substanca narkotike. Një vendim i papërgjegjshëm mund të ketë pasoja të përhershme, ndërsa sjellja e përgjegjshme shpëton jetë dhe kontribuon për rrugë më të sigurta për të gjithë.