Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Manastir, SPB Shtip dhe SPB Veles për mbrojtje nga zjarret, siguri në komunikacion dhe parandalimin e delikteve pronësore

Aktivitete parandaluese të SPB Manastir, SPB Shtip dhe SPB Veles për mbrojtje nga zjarret, siguri në komunikacion dhe parandalimin e delikteve pronësore
Dje (30.07.2026), në Krushevë, nëpunës policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Krushevë pranë SPB Manastir realizuan aktivitetin parandalues me moton „Alkooli dhe timoni nuk janë çift i mirë“. Fushata u zhvillua me qëllim të rritjes së vetëdijes së drejtuesve të automjeteve për rreziqet e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Ndërsa, në disa lokacione në Novaci, nëpunësit policorë të Njësisë Policore Novaci gjatë ditës së djeshme dhe të sotme realizuan aktivitete parandaluese me moton „Policia është miku yt“, të fokusuara në sigurinë në komunikacion, mbrojtjen e qytetarëve nga vjedhjet, mashtrimet dhe grabitjet, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe policisë, si dhe nxitjen e raportimit në kohë të veprave penale.
Më 31.07.2026, në disa lokacione në Shtip, nëpunësit policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Shtip, në bashkëpunim me nëpunësit policorë të Stacionit Policor Shtip, realizuan aktivitet parandalues me temën „Parandalimi dhe mbrojtja nga vjedhjet, vjedhjet me thyerje dhe mashtrimet“. Gjatë bisedave të drejtpërdrejta me personat e moshuar, atyre iu shpjeguan dispozitat ligjore dhe masat që mund të ndërmarrin për t’u mbrojtur nga këto lloje të delikteve pronësore. Gjithashtu, ata u informuan edhe për mënyrat e vetëmbrojtjes.
Sot dhe dje (31.07.2026 dhe 30.07.2026), në territorin e SPB Veles u realizuan disa aktivitete parandaluese.
Sot, në fshatin Orizarë e Epërme dhe në lagjen Prevalec të Velesit, me qytetarët u zhvilluan biseda në temën „Flakët janë të pandalshme“, ku u prezantuan masat parandaluese që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Gjithashtu, u theksua nevoja për bashkëpunim më të madh me policinë dhe raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të sjelljes së papërgjegjshme nga qytetarët.
Po ashtu, sot në rajonin e Kavadarit, qytetarëve iu rikujtua detyrimi për përdorimin e rripit të sigurimit në automjete, si dhe respektimi i plotë i të gjitha rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë personale dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, në Veles dhe Negotinë u zhvilluan aktivitete për promovimin e sigurisë në komunikacion. Me motot „Mos përdor telefonin celular gjatë vozitjes“ dhe „Vozitni në mënyrë të sigurt me trotinet dhe biçikletë“, aktivitetet kishin për qëllim rritjen e kulturës së komunikacionit dhe përmirësimin e sigurisë personale, si dhe të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Accessibility Menu