Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Manastir, SPB Tetovë, SPB Kumanovë, SPB Ohër, SPB Shtip dhe SPB Shkup për sigurinë në komunikacion, mbrojtjen nga zjarret në hapësira të hapura dhe sigurinë e qytetarëve

Aktivitete parandaluese të SPB Manastir, SPB Tetovë, SPB Kumanovë, SPB Ohër, SPB Shtip dhe SPB Shkup për sigurinë në komunikacion, mbrojtjen nga zjarret në hapësira të hapura dhe sigurinë e qytetarëve
Seksioni për Parandalim pranë SPB Manastir, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, gjatë ditës së djeshme (29.07.2026), në Pikën Kufitare Mexhitli, realizoi fushatën parandaluese “Vozit i pushuar”. Shoferëve të automjeteve të cilët kalonin tranzit në këtë zonë u është thënë për sjellje të kujdesshme në komunikacion, pushime më të shpeshta gjatë udhëtimit, respektimin e kufizimeve të shpejtësisë sipas sinjalistikës rrugore dhe që të mos hidhen bishtat e cigareve nga dritarja e automjetit. Po ashtu, është shpërndarë ujë për freskim dhe materiale informuese me udhëzime për një verë të sigurt, pa aksidente rrugore dhe pa zjarre.
Sot (30.07), nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë zhvilluan një takim me anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e besimit të qytetarëve ndaj policisë si shërbyese në funksion të komunitetit, si dhe u shkëmbyen informacione dhe përvoja me qëllim përmirësimin e aktiviteteve parandaluese dhe uljen e rrezikut nga zjarret. U theksua veçanërisht se gjatë periudhës së punëve bujqësore dhe korrjeve duhet të tregohet kujdes maksimal për të mos shkaktuar zjarre në hapësira të hapura.
Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë realizoi fushatën parandaluese “Së bashku me qytetarët”. Në disa lokacione të qytetit qytetarët u informuan për rëndësinë e respektimit të rregulloreve ligjore gjatë organizimit të ahengjeve familjare, duke mos përdorur armë zjarri dhe mjete piroteknike. Gjithashtu, në bisedat me qytetarët u theksua nevoja që të kujdesen për sendet e tyre personale në vendet me frekuencë të madhe njerëzish, ndërsa drejtuesve të automjeteve iu bë thirrje të jenë më të përgjegjshëm dhe të mos i uzurpojnë trotuaret për parkimin e automjeteve.
Për mbrojtjen nga zjarret në hapësira të hapura, dje (29.07.2026), nëpunës policorë të NJPB Dibër zhvilluan takime me banorët e fshatrave Sellokuq, Spas, Krivci dhe Banishte në rajonin e Dibrës. Përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe bashkëbisedimeve me qytetarët u theksua nevoja për kujdes të shtuar gjatë pastrimit të arave dhe hamulloreve, si dhe shmangia e djegies së mbeturinave dhe materialeve të tjera, me qëllim parandalimin dhe pengimin e përhapjes së zjarreve. Veçanërisht u bë apel që çdo zjarr i vërejtur në hapësira të hapura të raportohet menjëherë tek institucionet kompetente.
Më 30.07.2026, në territorin e SPB Shtip u zhvilluan aktivitete parandaluese në Shtip, Vinicë dhe Berovë. Nën moton “Vozitni të pushuar”, drejtuesve të automjeteve në Shtip iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative dhe u theksua rëndësia e nisjes në udhëtim vetëm pasi të kenë pushuar mjaftueshëm. Ndërkaq, në Vinicë dhe Berovë u zhvilluan biseda me qytetarët me temën “Parandalimi dhe mbrojtja nga zjarret në hapësira të hapura, zjarret në pyje dhe zjarret në ambiente të mbyllura”. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu shpjeguan rreziqet nga ndezja e zjarrit në ambiente të hapura, zjarret pyjore dhe zjarret në objekte.
Aktivitete parandaluese u realizuan sot edhe në territorin e SPB Shkup, konkretisht në vendin rekreativ Vodno e Mesme. Shoferët u këshilluan të mos lënë sende me vlerë në automjetet e parkuara, në mënyrë që të mos tërheqin vëmendjen e hajdutëve. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe raportimi i detyrueshëm i çdo sjelljeje të papërgjegjshme, si hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarrit në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve dhe veprime të ngjashme, me qëllim reagimin e shpejtë dhe në kohë të institucioneve. Qytetarëve gjithashtu iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative për të dyja temat

Accessibility Menu