Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga zjarret

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga zjarret
Dje dhe sot (16.08. dhe 17.08.2026), në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Dellçevë janë zhvilluar aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion, ndërsa në Komunën e Likovës është realizuar aktivitet parandalues për mbrojtje nga zjarret.
Sot, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup zhvilloi fushata parandaluese-edukative mbi disa tema që lidhen me sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Qëllimi kryesor ishte rritja e kulturës së sigurisë te qytetarët, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Më 16.08.2026, në rrugën Tetovë–Shkup, te pikëpagesa Zhelinë, zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Departamenti Policor për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor në Gostivar, zhvilluan aktivitetin parandalues „Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“.
Gjithashtu, sot, zyrtarë policorë nga SPB Shtip dhe NJPB Dellçevë realizuan aktivitete për siguri në komunikacion. Me qytetarët e Shtipit u bisedua për rëndësinë e respektimit të ndryshimeve ligjore, sipas të cilave trotinetin elektrik mund ta drejtojë vetëm personi që ka mbushur moshën 18 vjeç. Në Dellçevë, vëmendje iu kushtua drejtimit të përgjegjshëm të automjeteve, përkatësisht mesazhit që të mos konsumohet alkool nëse drejtohet automjeti.
Zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, së bashku me zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Mateç dhe përfaqësues të Komunës së Likovës, sot zhvilluan një patrullim të përbashkët me banorët e Komunës së Likovës. Qëllimi i këtij patrullimi të përbashkët ishte t’u bëhet apel banorëve që të mos digjen hamulloret, bari i thatë përreth shtëpive dhe arave, të mos hidhen bishta cigaresh dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të kontribuojmë për një verë pa zjarre.
Gjatë të gjitha aktiviteteve, qytetarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative.

Accessibility Menu