Sot (15.08.2026), në rrugën magjistrale Gostivar–Tetovë, pranë pikëpagesës Gostivar, zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor në Gostivar, zhvilluan një aktivitet parandalues në kuadër të fushatës „Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“.
Aktiviteti iu dedikua të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që drejtojnë automjete motorike, me qëllim ndërgjegjësimin për rreziqet dhe pasojat e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.
Drejtuesve të automjeteve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, në të cilat përcillen mesazhe të qarta për sjellje të përgjegjshme në komunikacion, ndër të cilat: „Çdo telefonatë mund të presë“ dhe „Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit është i rrezikshëm dhe paraqet rrezik“.
Në kuadër të fushatës u prezantuan edhe të dhëna statistikore për numrin e personave të vdekur dhe të lënduar në aksidente trafiku të shkaktuara si pasojë e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe informacione për dispozitat ndëshkuese në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.
Aktivitetet parandaluese synojnë rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion dhe nxitjen e sjelljes së përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme në rrugë.
U bëjmë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të mos përdorin telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit. Asnjë telefonatë apo mesazh nuk është më i rëndësishëm se siguria e jetës suaj dhe e jetës së pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Fushata u realizua me materiale edukative të përgatitura nga Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Fakulteti i Sigurisë – Shkup.