Sot (21.04.2026), nëpunës policorë nga SP për SKRR Veles realizuan një aktivitet parandalues me temë “Edhe unë edhe ti jemi këmbësorë”. Qëllimi i aktivitetit ishte t’u theksohet këmbësorëve se edhe ata, si pjesëmarrës në komunikacion, kanë detyrim të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut. Në kuadër të aktivitetit u theksua se rruga duhet të kalohet në vendkalime të shënuara për këmbësorë, duke mos përdorur kufje, telefona mobilë apo pajisje të tjera elektronike dhe duke qenë gjithmonë të kujdesshëm.
Nëpunës policorë nga Njësia Policore Çashkë realizuan aktivitet parandalues me temë “Drejto sigurt makineritë bujqësore”, me qëllim rritjen e sigurisë dhe dukshmërisë së tyre në komunikacion.
Gjithashtu, në Shtip, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shtip u realizuan aktivitete parandaluese me temë “Mos përdor telefonin celular” dhe “Vendos rripin e sigurisë”, ku drejtuesve të automjeteve u është tërhequr vëmendja për rreziqet nga përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, si dhe për nevojën e përdorimit të rripit të sigurisë, si nga drejtuesit ashtu edhe nga pasagjerët. Në kuadër të këtyre aktiviteteve u shpërnda edhe material edukativ , i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Nëpunës policorë nga SP Berovë, në rajonin e Berovës dhe Pehçevës, sot realizuan aktivitet parandalues në kuadër të fushatës për parandalimin e zjarreve pyjore, zjarreve në hapësira të hapura dhe prerjes së paligjshme të druve. Gjatë aktivitetit, në biseda me qytetarët u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe raportimi i detyrueshëm i sjelljeve të papërgjegjshme, si hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarreve në hapësira të hapura dhe pranë zonave pyjore, hedhja e bishtave të cigareve dhe të ngjashme, me qëllim reagim të shpejtë dhe në kohë nga institucionet.
Ndërkaq, nëpunës policorë nga NJPB Probishtip, në bashkëpunim me përfaqësues të Këshillit Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve pranë Komunës së Probishtipit, në shkollat fillore “Vëllezërit Miladinovci” dhe “Nikolla Karev” në Probishtip, mbajtën ligjërata edukative në drejtim të parandalimit të hershëm të veprave penale dhe kundërvajtjeve.