Sot (20.04.2026) në Veles, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim dhe SP për SKRR në Veles realizuan një aktivitet parandalues dedikuar motoçiklistëve, ku u theksua nevoja për kujdes më të madh dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, me qëllim rritjen e sigurisë dhe ngritjen e vetëdijes për rreziqet që mund të dalin nga mosrespektimi i rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit. Nëpunës policorë nga NJPB Kavadar realizuan një aktivitet parandalues në komunikacion me temë “Vozit me përgjegjësi”, me qëllim ndikimin në ngritjen e nivelit të kulturës në komunikacion.
Gjithashtu, në Shtip, Vinicë dhe Koçan, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shtip u realizuan aktivitete parandaluese me temat “Mos përdor telefonin celular” dhe “Vendos rripin e sigurimit”, ku drejtuesve të automjeteve u është tërhequr vëmendja për rreziqet nga përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për nevojën e përdorimit të rripit të sigurimit si nga drejtuesit ashtu edhe nga pasagjerët. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ngritja e vetëdijes së pjesëmarrësve në komunikacion dhe e nivelit të kulturës në komunikacion, në drejtim të uljes së numrit të aksidenteve rrugore. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative.
Ndërkaq, nëpunës policorë nga Njësia Policore Çashkë realizuan një aktivitet parandalues me temë “Mos u bëj dëshmitar i heshtur”, me qëllim veprimin parandalues në pengimin e shfaqjes së çdo forme të dhunës me bazë gjinore, duke vënë theks në procedurat dhe veprimet që duhet të ndërmerren në raste të tilla, si dhe në qasjen ndaj shërbimeve për ndihmë, mbrojtje dhe strehim të përkohshëm.