Nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë, SPB Strumicë dhe SPB Shtip, dje dhe sot (21/22.04.2026), realizuan një sërë aktivitetesh parandaluese me qëllim rritjen e nivelit të kulturës në komunikacion, në drejtim të uljes së numrit të aksidenteve rrugore.
Nëpunësit policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli zhvilluan një ligjëratë edukative me nxënësit e SHFK “Vlado Kantarxhiev” në Gjevgjeli me temë “Siguria e këmbësorëve – përgjegjësi e të gjithëve”, ndërsa ligjëratë me të njëjtën temë realizuan edhe nëpunësit policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Kumanovë në SHFK “Naim Frashëri” në Kumanovë.
Nëpunësit policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Kumanovë në SHFK “Bajram Shabani” në Kumanovë mbajtën ligjëratë edukative me temë “Tifozeria le të jetë mbështetje, jo fyerje – sporti bashkon”, me qëllim parandalimin e dhunës në ngjarje sportive, si dhe të gjuhës së urrejtjes.
Nëpunësit policorë nga stacionet policore në Probishtip dhe Vinicë realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtje nga deliktet pronësore. Qytetarët u informuan se si të mbrohen nga forma të ndryshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, si dhe u theksua nevoja për njoftimin në kohë të policisë nëse bëhen viktima të ndonjë vepre penale