Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga mashtrimet dhe dhuna në familje

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga mashtrimet dhe dhuna në familje
Sot (14.10.2026), nëpunës policorë të NJPB Negotinë dhe Stacioni Policor Çashkë, në Negotinë, Demir Kapi dhe në territorin e Komunës së Çashkës, realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e dukurive që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët u informuan për të drejtat e tyre dhe masat e mbrojtjes në rastet e formave të ndryshme të dhunës në familje, si dhe për shërbimet në dispozicion për ndihmë, mbrojtje dhe qëndrim të përkohshëm, me theks të veçantë në rëndësinë e raportimit me kohë të të gjitha formave të dhunës.
Nëpunës policorë të NJPB Negotinë dhe NJPB Dellçevë realizuan në Negotinë dhe Dellçevë aktivitete parandaluese me moton „Drejtoni automjetin të rregullt teknikisht“, me ç’rast u theksua detyrimi për mirëmbajtjen e rregullt dhe kontrollin e gjendjes teknike të automjeteve, si parakusht kyç për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion. Ndërkaq, në zonat qendrore të qyteteve të Shtipit dhe Berovës u realizuan aktivitete parandaluese me moton „Mos përdorni telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit motorik për udhëtarë“, gjatë të cilave drejtuesve të automjeteve iu vunë në pah pasojat që mund të shkaktohen nga përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe sanksionet për kundërvajtje të tilla.
Në territoret e Stacionit Policor Qendër dhe Stacionit Policor Bit Pazar, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi aktivitet parandalues për mbrojtje nga mashtrimet telefonike. Aktiviteti kishte për qëllim informimin dhe edukimin e qytetarëve të moshuar, të cilët janë më shpesh viktima të këtyre mashtrimeve. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe shpërndarjes së materialeve edukative, atyre iu shpjeguan mënyrat e mbrojtjes nga këto vepra penale, si dhe rëndësia e raportimit me kohë në numrat 112 ose 192.

Accessibility Menu