Sot (13.10.2026), nëpunës policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup, në territorin e Stacionit Policor Qendër, realizuan aktivitete parandaluese me motot “Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit” dhe “Vendose rripin e sigurisë”, me qëllim që t’u tërhiqet vëmendja drejtuesve të automjeteve për rrezikun nga përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjeteve, si dhe për nevojën e përdorimit të rripit të sigurisë si nga drejtuesit, ashtu edhe nga bashkudhëtarët, si dhe për respektimin e vazhdueshëm të të gjitha rregullave të komunikacionit. Në Koçan, ndërkaq, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacion Rrugor Koçan theksuan detyrimin për parkimin e rregullt të automjeteve, me qëllim që të mos rrezikohet siguria e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, para së gjithash e këmbësorëve.
Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, gjatë fundjavës së kaluar, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e 11 Tetorit, mori pjesë në organizimin e garës tradicionale të çiklizmit në Kumanovë, si dhe të një konkursi letrar ku morën pjesë nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme. Nëpunës policorë të Stacionit Policor Probishtip realizuan ligjërata edukative në Shkollën Fillore Komunale “Vëllezërit Milladinovci”, në Komunën e Zletovës, me qëllim të parandalimit të dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe përdorimit të sigurt të internetit.