Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e varësive, dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe vjedhjeve

Aktivitete parandaluese për përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e varësive, dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe vjedhjeve
Sot (15.10.2026), nëpunës policorë të NJPB Kavadar dhe Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup, në SHFK „Strasho Pinxhur“ në Kavadar dhe SHFK „Jahja Kemal“ në Shkup, mbajtën ligjërata edukative për mbrojtjen nga dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe dhuna kibernetike, si dhe për parandalimin e varësive. Nxënësit u njohën me format e ndryshme të sjelljes së dhunshme, format dhe mënyrat e shfaqjes së këtyre dukurive devijante, si dhe me pasojat që mund të shfaqen në forma të ndryshme. Gjithashtu, nxënësve iu shpjeguan mënyrat dhe metodat për parandalimin me kohë dhe përballimin e këtij lloji të sjelljes devijante te të rinjtë. Po ashtu, ata u informuan për pasojat e dëmshme dhe mënyrat e parandalimit të varësive, si ato nga drogat narkotike, cigaret, alkooli dhe lojërat e fatit. Ndërkaq, nëpunës policorë të NJPB Negotinë sot realizuan aktivitet parandalues për mbrojtjen nga vjedhjet, duke i udhëzuar qytetarët se si t’i mbrojnë shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për sendet personale. Nëpunës policorë të Stacionit Policor në Çashkë dhe Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Shtip, sot në Çashkë dhe Shtip zhvilluan aktivitetet parandaluese me moton „Vendose rripin e sigurisë“, me ç’rast qytetarëve iu theksua se përdorimi i rripit të sigurisë është obligim ligjor si për shoferët, ashtu edhe për pasagjerët në automjete, me qëllim të rritjes së sigurisë personale.
Ndërkohë, nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim dhe Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Veles, dje realizuan një aktivitet parandalues me qëllim të ngritjes së vetëdijes së shoferëve, para së gjithash, që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli i zvogëlon ndjeshëm aftësitë e drejtimit, i dëmton aftësitë psikomotore dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Në Shkup dhe Koçan, aktivitetet parandaluese u përqendruan te siguria e këmbësorëve, të cilët, si pjesëmarrës aktivë në komunikacion, gjithashtu kanë obligim t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut. Atyre iu theksua se rrugën duhet ta kalojnë në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, duke mos përdorur kufje dhe telefona celularë gjatë kalimit.
Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material i shtypur edukativ.

Accessibility Menu