Sot (13.05.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese në disa lokacione në Veles me temën “Vozitni sigurt – me automjet të rregullt teknikisht”, me qëllim ngritjen e kulturës së komunikacionit. Me këtë rast u theksua obligimi për mirëmbajtje të rregullt dhe rregullsi teknike të automjeteve, si parakusht kyç për pjesëmarrje të sigurt në trafik.
Nëpunësit policorë nga Njësia Policore për Siguri në Komunikacion pranë SPB Veles realizuan aktivitet preventiv me temën “Parko me vetëdije, parko me përgjegjësi”, në kuadër të të cilit shoferëve iu theksua se parkimi i rregullt i automjeteve ka rëndësi të veçantë për sigurinë në trafik.
Në Koçan dhe Shtip, motoçiklistëve iu theksua obligimi për përdorimin e helmetës mbrojtëse, ndërsa shoferët u informuan edhe për pasojat që mund të ndodhin nëse përdorin telefon gjatë drejtimit të automjetit.
Në SHFK “Strasho Pinxhur” në Negotinë, sot u realizua një ushtrim simulues për evakuim të shpejtë dhe sjellje në situata krize, ku u prezantuan masat për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe mënyra e veprimit të shërbimeve në terren në rast të një zjarri eventual.
Nëpunësit policorë nga NJPB Negotinë, në bashkëpunim me Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Negotinës dhe Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq në Negotinë, së bashku me nxënësit dhe personelin e shkollës realizuan ushtrim me temën “Mënyra e sjelljes në situata krize”, ndërsa pas ushtrimit nxënësve iu theksuan edhe rregullat dhe dispozitat e trafikut kur janë në rolin e këmbësorëve.
Në territorin e komunave Negotinë, Demir Kapi, Probishtip dhe Vinicë, sot u realizuan edhe aktivitete parandaluese me temën “Policia dhe qytetarët së bashku”, në kuadër të të cilave nëpunës policorë i këshilluan qytetarët se si të mbrohen nga lloje të ndryshme të delikteve pronësore.
Ndërkaq, nëpunësit policorë nga NJPB Kavadar realizuan aktivitet preventiv me temën “Mbrojtja nga mashtrimet telefonike”, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë komunikimit me persona të panjohur dhe duke i udhëzuar se si të mbrohen nga ky lloj mashtrimi, si dhe që çdo rast të dyshimtë ta paraqesin në stacion policor.
Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material edukativ i shtypur.