Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe parandalimin e lypjes

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe parandalimin e lypjes
Sot (12.05.2026), nëpunësit policorë të Seksionin për Parandalim dhe Seksionit për Kriminalitet të Përgjithshëm pranë SPB Veles realizuan një aktivitet parandalues për parandalimin e lypjes. Qytetarëve iu bë thirrje të përmbahen nga dhënia e parave personave që lypin, ndërsa çdo rast i vërejtur i lypjes, veçanërisht nga fëmijët në rrugë, të paraqitet në institucionet kompetente. Qëllimi i këtij aktiviteti parandalues është tejkalimi i problemit të personave në rrugë, mbrojtja e tyre dhe përfshirja e plotë në shoqëri.
Ndërkohë, Departamenti për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi një orë edukative mbi kulturën në komunikacion me nxënësit e Shkollës Ndërkombëtare “Nova”, me theks të veçantë në sjelljen e fëmijëve si pjesëmarrës në komunikacion në rolin e këmbësorëve dhe çiklistëve.
Po ashtu, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacion dhe Seksioni për Parandalim pranë SPB Manastir morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët në Fakultetin Teknik në Manastir, kushtuar përdorimit të trotinetëve elektrikë.
Në Vinicë dhe Shtip, nëpunësit policorë nga SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese në komunikacion me qëllim ngritjen e nivelit të kulturës së komunikacionit. Theks i veçantë iu kushtua ndërgjegjësimit të shoferëve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, duke qenë se alkooli ul ndjeshëm aftësitë e drejtimit, dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Gjithashtu, sot nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Liqeni i Ohrit realizuan një aktivitet edukativ me nxënësit e SHFK “Mirka Ginova” nga fsh. Labunishtë. Fëmijët u njohën me mënyrën e funksionimit të policisë, pajisjet zyrtare dhe aktivitetet që ndërmerren çdo ditë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve dhe ruajtjes së sigurisë së kufirit shtetëror dhe Liqenit të Ohrit.

Accessibility Menu