Sot (14.05.2026), nëpun[s policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles, në territorin e Velesit, realizuan aktivitet parandalues me qëllim ndikimin në ngritjen e nivelit të kulturës së komunikacionit te shoferët, në lidhje me parkimin e rregullt.
Gjithashtu, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Veles realizuan aktivitet parandalues nën moton “Mbaj helmetë, vozit me përgjegjësi”, përmes rikujtimit të rregullave, rregulloreve dhe obligimeve në komunikacion për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme, si dhe rritjen e sigurisë së drejtuesve të mopedëve dhe motoçikletave.
Shoferëve u është tërhequr vëmendja për detyrimin e mbajtjes së helmetës mbrojtëse, obligim që vlen si për ta, ashtu edhe për bashkëudhëtarët, duke theksuar se secili pjesëmarrës në komunikacion është njësoj përgjegjës si për sigurinë e vet, ashtu edhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në të.
Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion realizuan edhe nëpunës policorë nga SPB Shtip në Dellçevë, Koçan, fshatin Lozovë dhe Berovë. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Më 13.05.2026, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish realizuan aktivitet preventiv me fëmijët e kopshtit publik “Aco Karamanov” në Radovish. Në kuadër të aktivitetit, fëmijët e kopshtit patën mundësi të njihen nga afër me një pjesë të pajisjeve dhe uniformës që mbajnë nëpunësit policorë, si dhe me rolin e policisë në mbrojtjen e qytetarëve.
Njëkohësisht, fëmijët u njohën me nocionet bazë të komunikacionit, shenjat e trafikut, rregullat dhe rregulloret, përkatësisht mënyrën se si duhet të sillen si këmbësorë ose kur ngasin biçikletë.