Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion, mbrojtje nga zjarret dhe dhuna në familje

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion, mbrojtje nga zjarret dhe dhuna në familje
Sot (26.06.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles, në territorin e Velesit, realizuan një aktivitet parandalues në komunikacion në kuadër të fushatës „Drejto automjetin me përgjegjësi“. Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e nivelit të kulturës së komunikacionit te shoferët, veçanërisht në lidhje me parkimin e rregullt. Gjatë aktivitetit u shpërnda material edukativ i shtypur, i përgatitur nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Gjithashtu, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles, në territorin e komunës së Çashkës, si dhe nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Negotinës, në territorin e Demir Kapisë dhe fshatrat e Negotinës, Disan i Poshtëm dhe Timjanik, realizuan aktivitete edukative parandaluese me qëllim parandalimin e zjarreve dhe prerjeve të paligjshme të pyjeve.
Nëpunësit policorë, në bisedë me qytetarët, theksuan nevojën për kujdes dhe përgjegjësi maksimale për ruajtjen e pasurisë pyjore. Gjithashtu, qytetarëve iu bë me dije se prerja e paligjshme e drunjve dhe shkaktimi i zjarreve janë vepra penale, të cilat dënohen sipas ligjit. Qytetarëve iu shpërnda edhe material i shtypur edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike „Pyjet Kombëtare“.
Ndërkohë, Departamenti për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, sot realizoi aktivitet parandalues në Shkup, dedikuar drejtuesve të motoçikletave, trotinetëve elektrikë dhe biçikletave. Gjatë aktivitetit, drejtuesit u rikujtuan për rregullat dhe detyrimet për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në komunikacion, veçanërisht për detyrimin e mbajtjes së helmetës mbrojtëse.
Po ashtu, Departamenti për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi edhe aktivitet parandalues për parandalimin e dhunës në familje. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët u informuan për format e dhunës në familje, të drejtat dhe masat mbrojtëse në rast të ekzistimit të ndonjë forme të dhunës familjare, si dhe mënyrat se si mund të njihet ajo dhe çfarë mund të bëjnë nëse gjenden në situatë ku janë dëshmitarë të ndonjë lloj dhune.
Theks i veçantë iu kushtua edhe procedurave dhe veprimeve që ndërmerren në raste të tilla, si dhe mundësisë për shërbime ndihme, mbrojtjeje dhe strehimi të përkohshëm. U theksua rëndësia e raportimit në kohë të të gjitha formave të dhunës.

Accessibility Menu