Sot (14.09.2026), nëpunësit policorë të NJPB Makedonski Brod, pranë SPB Manastir, realizuan një aktivitet parandalues në territorin e Makedonski Brodit, i cili kishte për qëllim pjesëmarrjen në trafik të drejtuesve të mjeteve të mekanizimit bujqësor – traktorëve. Qytetarëve iu bë e ditur se edhe për këtë kategori drejtuesish vlen respektimi i plotë i dispozitave ligjore të Ligjit për Automjetet. U theksua se, para se të përfshihen në trafik, është e domosdoshme që automjetet e tyre t’i sjellin në gjendje të rregullt teknike, veçanërisht sa i përket sinjalizimit të ndriçimit, si dhe pajisjeve për drejtim dhe frenim. Gjithashtu, drejtuesve të automjeteve të udhëtarëve iu theksua rëndësia e përdorimit të rripit të sigurisë, para së gjithash për sigurinë personale të drejtuesve dhe bashkudhëtarëve.
Në Shtip, nëpunësit policorë të SP për SKRR Shtip, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, i informuan ata për pasojat që mund të shkaktohen nëse përdorin telefon celular gjatë drejtimit të automjetit, përkatësisht nëse nuk tregojnë kujdes gjatë vozitjes. Në Veles, ndërkaq, nëpunësit policorë të SP për SKRR – Veles realizuan një aktivitet parandalues në trafik, me theks te pasojat që mund të shkaktohen nga drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli ul ndjeshëm aftësitë e drejtimit, dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet një kërcënim serioz për sigurinë e drejtuesve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Nëpunësit policorë të SP Çashkë realizuan një aktivitet parandalues në trafik me temë „Drejtoni automjetin sigurt dhe me rregullsi teknike“, ku u theksua edhe detyrimi për mirëmbajtjen e rregullt dhe gjendjen teknike të automjeteve, si parakusht kyç për pjesëmarrje të sigurt në trafik.
Nëpunësit policorë të NJPB Kavadar realizuan një aktivitet parandalues me temë „Thuaj jo drogës“, me qëllim informimin mbi pasojat e dëmshme të varësive, si dhe mënyrat dhe metodat që duhet të përdoren dhe zbatohen në përballjen me këtë lloj dukurie.
Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material edukativ i shtypur