Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të policisë për avancimin e sigurisë së qytetarëve

Aktivitete parandaluese të policisë për avancimin e sigurisë së qytetarëve
 
Sot (13.09.2026), nëpunës policorë të SPB Tetovë dhe SPB Manastir zhvilluan aktivitete parandaluese të orientuara drejt ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për sjellje të përgjegjshme dhe respektimin e rregullave të sigurisë.
Nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim dhe Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Tetovë, në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, në pikëpagesat Zhelinë dhe Tetovë, zhvilluan aktivitet parandalues nën moton „Vendos rripin – vozit me përgjegjësi“.
Përmes shpërndarjes së fletushkave edukative, shoferëve dhe bashkudhëtarëve iu rikujtua se përdorimi i rripit të sigurisë është para së gjithash për sigurinë e tyre personale dhe ndikon ndjeshëm në pasojat e aksidenteve eventuale në komunikacion. Njëkohësisht, ata u informuan edhe për dispozitat kundërvajtëse, me të cilat parashihet sanksionimi për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
Në të njëjtën kohë, nëpunës policorë të SPB Manastir, në bashkëpunim me Policinë Pyjore, zhvilluan aktivitete parandaluese në territorin e Komunës së Mogillës dhe në fshatrat Budakovë, Trap dhe Noshpal, të orientuara drejt parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarret.
Qytetarëve iu vu në dukje rreziku nga sjellja e pakujdesshme dhe shkaktimi i zjarreve, si dhe nevoja për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në zona pyjore dhe bujqësore.

Accessibility Menu