Me fillimin e vitit të ri shkollor, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod dje (11.09.2026), në shkollën fillore „Shën Klimenti i Ohrit“ në Makedonski Brod dhe në shkollën fillore „Kemal Ataturk“ në fshatin Pllasnicë, realizuan një aktivitet parandalues në kuadër të projekteve „Shkolla të sigurta“ dhe „Policia dhe nxënësit shoqërohen“.
Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë me nxënësit, nëpunësit policorë i njoftuan ata me rregullat dhe dispozitat themelore të komunikacionit, me theks të veçantë në lëvizjen e sigurt në rrugën nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
Në kuadër të aktivitetit, nxënësve iu shpërndanë edhe materiale edukative me përmbajtje që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.